Si ndikon nënshenja e horoskopit në jetën tuaj

  • 01 February 2017 - 12:50
Si ndikon nënshenja e horoskopit në jetën tuaj

Shenja diellore është esenca e asaj që jemi, por ashendenti, i njohur edhe si nënshenja (shenja hyrëse), përcakton mënyrën sesi prezantoheni para të tjerëve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dashi

Image

Këtu jeni për ta zhvilluar trimërinë, e me botën ballafaqoheni me anë të vetëbesimit të brendshëm, prandaj ka rëndësi që të ndiheni të fortë dhe të kënaqur, pa marrë parasysh çka keni veshur. Trupi juaj duhet të ndihet i fortë, në mënyrë që ta tregoni veten tuaj të vërtetë.

Demi

Image

Thjeshtësia dhe muzika janë aleatët tuaj, e më së shumti e vlerësoni klasiken dhe veshjet sensuale. Keni kujdes se çka vishni dhe blini rroba klasike, të cilat do t’i bartni për shumë kohë.

Binjakët

Image

Një qasje kureshtare, me mprehtësi psikike dhe konceptuale ndaj jetës, shërben që t’ju kyçë në një raport aktiv me botën. Objektiviteti, udhëtimet dhe edukimi janë aleatët tuaj, e stili ekspresiv është përzgjedhja juaj.

Gaforrja

Image

Një qasje subjektive dhe e ndjeshme ndaj jetës shërben për mbrojtjen dhe orientimin e identitetit, kurse kreativiteti dhe spiritualizmi janë aleatët tuaj. Pa marrë parasysh çka bartni, ju jeni të veshur për sukses, e gjithmonë bartni veshje klasike dhe elegante.

Luani

Image

Kreativ, krenar dhe aktiv, ky është përshkrimi më i mirë për personalitetin tuaj, i cili përfshin një angazhim aktiv me botën. Vetërespektimi dhe udhëheqja janë aleatët tuaj. Nëse doni që të ndiheni mirë, duhet që të dukeni bukur, prandaj ju pëlqen që të rregulloheni për raste solemne, me anë të rrobave të ndonjë marke luksoze, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Virgjëresha

Image

Me një orientim analitik, Virgjëresha punon në përsosmëri, e zhvillimi i aftësive praktike është i domosdoshëm për vetërespektimin tuaj. Organizimi dhe natyra janë aleatët tuaj. Mund të keni qëndrim tepër të ashpër ndaj vetes, kur bëhet fjalë për pamjen tuaj.

Peshorja

Image

Keni shpirt artistik, jeni aktivë, por për mbajtjen e ekuilibrit ju nevojitet edhe një ambient i qetë. Bukuria, diplomacia dhe raportet intime janë aleatët tuaj. Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për ndonjë bluzë të rëndomtë, apo për ndonjë fustan solemn, ju intereson mendimi i të tjerëve për pamjen tuaj.

Akrepi

Image

Një personalitet intensiv, depërtues dhe emocional energjinë tuaj e drejton kah një lidhje e guximshme dhe me ndikim me pjesën tjetër të botës. Zhvillimi personal dhe partneriteti financiar janë aleatët tuaj. Karizma juaj dramatike tërheqë vërejtjen e të tjerëve.

Shigjetari

Image

Entuziastë dhe pozitivë, gjithmonë jeni të gatshëm për të vepruar. Spontaniteti, kërkimet shpirtërore, aventura dhe kafshët janë aleatët tuaj. Ju pëlqejnë ngjyrat, e duke qenë se nuk frikësoheni nga tërheqja e vëmendjes, atëherë ngjyrat i përdorni për theksimin e personalitetit argëtues.

Bricjapi

Image

Ju motivon disiplina dhe të arriturat ambicioze. Qëllimet, aftësia e procedimit dhe autoriteti janë aleatët tuaj. Ndiheni mirë kur i keni gjërat nën kontroll, gjë që shpesh e manifestoni me veshje konservatore. Ju pëlqen pamja profesionale.

Ujori

Image

Jeni një individualist i madh, e intuita dhe të menduarit janë aleatët tuaj. Në gjithçka që bartni e vendosni vulën tuaj personale, qoftë edhe kur të bartni uniformë, gjithmonë dukeni shik. Nuk i përcillni trendët dhe nuk iu përmbahen standardeve tradicionale.

Peshqit

Image

Peshqit tepër të ndjeshëm mundohen që me botën ta krijojnë një raport emocional dhe kreativ. Ëndrrat, spiritualiteti dhe arti janë aleatët tuaj. Stili juaj personal mund të jetë i përkryer për shkak të kombinimit të misterit, magjisë dhe glamurit.

(Kosova Sot)