Cila shenjë e horoskopit humb më shpejt kilet e tepërta?

  • 18 February 2017 - 09:20
Cila shenjë e horoskopit humb më shpejt kilet e tepërta?

DASHI

Image

Pjesëtarët e kësaj shenje e fillojnë dietën me plot elan, por sapo të shohin se peshorja nuk lëvizë në drejtim të humbjes së peshës, ata heqin dorë të zemëruar. Më së miri ata e kanë nëse në menynë e tyre përfshijnë shujta të ndërmjetme, e sidomos grejpfrutin dhe shumë lëngje në formë të çajit të gjelbër. 

DEMI

Image

Pjesëtarëve të kësaj shenje iu duhet një kohë më e gjatë që të vendosin t'ia nisin ndonjë diete, meqë nuk kanë qejf të heqin dorë nga kënaqësitë e të të ngrënit dhe të të pirit. Por, pasi që t'ia fillojnë dietës, ata janë të vendosur dhe humbin peshë dalëngadalë, por sigurt. Iu preferohet që të hanë më shumë mollë dhe të konsumojnë mëlmesa të forta.

BINJAKËT

Image

Binjakët nuk kanë ndonjë të ushqyer të rregullt. Ata janë në gjendje që gjatë tërë ditës të mos hanë asgjë, e më pas, për darkë, ta teprojnë me ushqim. Sikur edhe pjesëtarët e shenjës Dashi, po ashtu edhe Binjakët do të duhej të hanin më shumë shujta të ndërmjetme dhe kafen ta zëvendë- sojnë me çaj. 

GAFORRJA

Image

Pjesëtarëve të kësaj shenje iu pëlqen tepër që të përgatisin ushqime dhe të hanë mirë, prandaj e kanë të vështirë që ta ndërmarrin një gjë që quhet dietë. Meqë kanë mungesë kronike të vitaminave, ata duhet të konsumojnë më shumë pemë dhe perime të freskëta. Duhet ta kufizojnë konsumimin e bukës së bardhë.

LUANI

Image

Pjesëtarët e kësaj shenje preferojnë shumë ushqimet dhe pijet e mira, edhe pse janë të prirë që të përkujdesen për ruajtjen e peshës ideale, kështu që rrallëherë kanë probleme me mbipeshë. Nëse edhe shtojnë ndonjë kile më shumë, ata nuk kanë nevojë që ta ndryshojnë menynë në mënyrë drastike. Iu preferohet që të konsumojnë më shumë pemë me gëzhojë

VIRGJËRESHA

Image

Pjesëtarët e kësaj shenje kanë sistem të ndjeshëm të tretjes, prandaj shpesh e kanë të vështirë t'i zgjedhin gjësendet adekuate ushqimore për t'i humbur kilet e tepërta. Përndryshe, janë shumë të disiplinuar dhe nëse i sfidoni që t'i humbin kilet e tepërta, atëherë ata do ta bëjnë një gjë të tillë shumë shpejt, qoftë edhe duke duruar urie. Ata duhet t'i evitojnë ushqimet e bazuara në mish dhe të ecin më shumë në natyrë.

PESHORJA

Image

Pjesëtarët e kësaj shenje urrejnë me mish e me shpirt dietat. Nuk iu pëlqejnë kufizimet, apo durimi nga uria, pa marrë parasysh sa shumë kanë qejf që të humbin në peshë. Gjëra më e mirë që ata mund ta bëjnë, është që të fillojnë të ushtrojnë me ndonjë mik, i cili do t'i "detyrojë" që të ushtrojnë rregullisht. Duhet të konsumojnë më shumë jogurt, peshq, oriz të vrugët, spinaq dhe supë.

AKREPI

Image

Akrepi rrallë mban dietë, por nëse veç mban, ai i përkushtohet asaj maksimalisht. Pjesëtarët e kësaj shenje janë shumë të përkushtuar për punë dhe detyra të ndryshme, prandaj anashkalojnë shujtat e rregullta. Duhet që kafjallin ta kenë më të bollshëm, kurse dreka dhe darka duhet të përfshijnë perime të ndryshme, sikur që është selinoja, brokoli, etj. 

SHIGJETARI

Image

Shigjetari rëndomtë duhet të mundohet tepër nëse dëshiron që t'i humbë kilet e tepërta. Pjesëtarët e kësaj shenje e kanë të vështirë që t'iu bëjnë ballë keksëve, ushqimeve grimcuese dhe pastetave të ndryshme. E kanë të vështirë që të humbin kilet e tepërta, nëse në të njëjtën kohë nuk merren edhe me ushtrime. 

BRICJAPI

Image

Pjesëtarët e kësaj shenje janë shumë të disiplinuar. Ata vetë ia caktojnë vetes periudhën gjatë së cilës do të "relaksohen" dhe të trashen paksa, sikur që e caktojnë edhe kohën për humbjen e kileve të tepërta. Për ta, pesha ideale është çështje shëndetësore, prandaj më së miri është që në menynë e tyre të përfshijnë supë perimesh, mish tuni, si dhe shumë djathë të freskë.

UJORI

Image

Pjesëtarët e kësaj shenje nuk kanë probleme me dietat, por kanë probleme me rutinën, e cila shoqëron marrjen e ushqimit. Nuk duan që të planifikojnë përpara. Më së miri për ta është që, gjatë blerjes së ushqimeve, të heqin dorë nga të gjitha ushqimet me shumë kalori. Kjo ka të bëjë në rend të parë me çipsat dhe me alkoolin, të cilët ata i preferojnë tepër.  

PESHQIT

Image

Peshqit janë të prirë që ta teprojnë me ushqime duke e shikuar TV-në, gjatë së cilit proces shtojnë peshë enorme. Më së miri është që ata të fillojnë detoksikimin me çaje, perime, pemë dhe mish pa dhjamë. Pas një jave të pastrimit të organizmit nga helmet, ata duhet të fillojnë ngadalë dhe me kujdes me futjen e karbohidrateve në meny. Vështirë mbajnë dietë, por me ta dobësohet edhe partneri i tyre. 

(Kosova Sot)