Si sillet në lidhje secila shenjë e horoskopit

  • 16 February 2017 - 13:00
Si sillet në lidhje secila shenjë e horoskopit

DASHI

Image

Dashi zakonisht e merr iniciativën se si t'i qaset personit që i pëlqen. Ai është një romantik i madh, por së pari duhet të jetë seriozisht i interesuar për ju, që të ketë dëshirë si t'ju impresionojë. Po ashtu, ai është aventurier. Pasioni i tij janë udhëtimet. Nëse keni dëshirë të njëjtë që të shihni njerëz të rinj dhe vende të reja, atëherë Dashi do të jetë tërësisht i dashuruar në ju.

DEMI

Image

Kur jeni në lidhje me një dem, është njësoj sikur ta keni një truproje personale, fizike dhe emocionale. Ai do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për t'ua siguruar krejt atë që ju nevojitet për të qenë të lumtur. Por, Demi ndonjëherë mund të tregohet tepër kokëfortë dhe i vështirë, kështu që preferohet të keni durim të madh me të. Lëndohet lehtë nga kritikat e personave më të dashur, prandaj që nga fillimi duhet të jeni të qartë në komunikim me të.

BINJAKËT

Image

Binjakët "rehatohen" me vështirësi, por nëse janë përcaktuar për ju, atëherë ekziston një arsye e mirë për këtë. ata janë tejet humoristë, duke ju argëtuar gjatë pjesës më të madhe të lidhjes tuaj. Për ta ruajtur lidhjen me të, duhet të gjeni gjëra të cilat atë e bëjnë për të qeshur dhe e stimulojnë.

GAFORRJA

Image

Zakonisht është lehtë t'ia bësh qejfin Gaforres, meqë është tepër e ndjeshme në atë që i thoni dhe që bëni për të. Nëse jeni në lidhje me një Gaforre, atëherë me gjasë e dini sa rëndësi ka për të dashuria, sidomos në fillim të lidhjes. Por, mos tentoni ta shfrytëzoni në asnjë aspekt, meqë këtë nuk e toleron dot. Lidhja me Gaforren është tejet emocionale.

LUANI

Image

Luani është një fuqi dominuese në lidhje dhe ai, në fakt, nuk dëshiron që të jetë në lidhje me personat e tjerë "alfa", meqë doemos duhet të jetë vet "mbret i xhunglës". Nëse jeni në lidhje me një Luan, atëherë duhet ta dini se sa zemërgjerë janë ata ndaj më të afërmve të tyre, duke i vërshuar me dhurata dhe dashuri.

VIRGJËRESHA

Image

Virgjëreshës i duhet ndjenja që është e veçantë në lidhje, në mënyrë që të jetë e lumtur. Nëse ndjen se nuk keni nevojë për të, thjesht do të çmendet nga mërzia. Virgjëresha duhet të jetë tejet e sigurt në vetvete dhe në ndjenjat e veta para se të hyjë në lidhje me ndokënd. Kurrë nuk heqë dorë nga personi që e do.

PESHORJA

Image

Peshorja është në kërkim të vazhdueshëm të së përkryerës. Është e njohur për atë që di si të kalojë periudha të gjata kohore pa u mbështetur në askënd, përpos në veten e vet. Por, kur të dashurohet, kërkon që të jetë në tërësi e sinkronizuar me personin që e do. Ajo mundohet me çdo kusht t'ia bëjë qejfin partnerit të saj.

AKREPI

Image

Kjo shenjë është e njohur për pasionin e vet të pavdekur ndaj personit të cilin e do më së shumti. Ai nuk pranon çkado, por dëshiron që të jetë me personin i cili i përshtatet në çdo aspekt. Kujdes kur të jeni në lidhje me Akrepin, meqë ai do të vazhdojë të jetë me ju edhe pasi që të jetë shuar pasioni midis jush.

SHIGJETARI

Image

Kur të jeni në lidhje të dashurisë me një Shigjetar, më së miri është që të prisni që të mos jeni në vendet e njëjta për një kohë të gjatë, meqë ai dëshiron vazhdimisht të ndërrojë vend. Shigjetari është njëri ndër individët me mendjen më të hapur të cilin mund ta takoni, kur bëhet fjalë për lidhjet. Ai vazhdimisht ka nevojë për ndryshime. Shpirti i tij duhet të jetë i lirë, sikur edhe dashuria e tij.

BRICJAPI

Image

Kur të flitet për dashurinë me një Bricjap, më së miri është që të përgatiteni për një zhvillim të ngadalshëm të gjërave. Ai nuk do të ngutet për asgjë. Bricjapi është një person i cili preferon që ndjenjat e veta t'i tregojë me vepra. Kur të flasë, mbani mend çka thotë, meqë fjalët e tij janë të rëndësishme.

UJORI

Image

Ujori është shumë inteligjent, por nuk i pëlqejnë obligimet, bisedat e parëndë- sishme, meqë çdo gjë që nuk ka një domethënie më të thellë, atij nuk i intereson aspak. Ai dëshiron që të jetë në lidhje me një person i cili e nxitë që të mësojë më shumë. natyrisht, ai ka nevojë për sinqeritet në lidhje.

PESHQIT

Image

Peshqit janë njëra ndër shenjat më romantike që ekzistojnë. Ata janë zemërgjerë dhe kanë zemër të artë. Raporti i dashurisë me Peshqit mund të jetë njëri ndër raportet më të mira që mund t'i përjetoni. Ata janë në gjendje që të bëjnë gjithçka për ta mbajtur të gjallë vëmendjen e personit që duan. 

(Kosova Sot)