Mos i besoni, nëse

  • 18 January 2017 - 12:46
Mos i besoni, nëse

A është në gjendje partneri juaj ta bëjë fytyrën të tillë, që të mos mund ta dini a është duke e thënë të vërtetën, apo jo? Mos u shqetësoni, çdo shenjë e horoskopit ka diçka që e "zbulon.

DASHI

Image

Mashkulli i kësaj shenje reagon në mënyrë shumë agresive ndaj akuzave se është fajtor. Nëse çmendet, në vend që gjithçka ta kthejë në hajgare, atëherë keni arsye që të jeni e zemëruar.

DEMI 

Image

Zakonisht i sigurt në vetvete, Demi fillon që të shfaqë shenja të pasigurisë kur është duke gënjyer, apo nëse është duke fshehur diçka nga ju.

BINJAKËT

Image

"Mos shiko!"(mos më përcill, mos ma shiko celularin, mos më spiuno prapa shpine... ). Nëse partneri juaj i kësaj shenje ua thotë këto fjalë, atëherë duhet ta dini se diçka nuk është në rregull dhe se ai është duke fshehur diçka.

GAFORRJA 

Image

Gaforrja preferon që ta kalojë kohën me partnerin. D.m.th., nëse përnjëherë fillon që të humbë në mendime, dijeni se ka diçka që dëshiron ta fshehë nga ju. Sidomos nëse fillon që të shpikë arsyetime për të dalë jashtë shtëpisë.

LUANI

Image

Ka zakon që ta fillojë grindjen, me qëllim që ta largojë vëmendjen nga sekreti të cilin e fshehë. Sipas sistemit, "sulmi është mbrojtja më e mirë".

VIRGJËRESHA

Image

"Aq më bën. Bëj çka të duash". Nëse Virgjëresha, e cila zakonisht është e butë dhe e dashur, ua thotë këto fjalë, atëherë dijeni se aty diçka ka marrë erë.

PESHORJA

Image

"Pse nuk më beson?" Meshkujt e kësaj shenje rrejnë me mjeshtëri kur nuk kanë çare pa gënjyer. Ata fillojnë me manipulacione emocionale, me qëllim që ta detyrojnë partnerin që të ndihet në siklet që e ka bërë pyetjen e papërshtatshme.

AKREPI

Image

Mashkulli i kësaj shenje, kur ka çka të fshehë, bëhet i ashpër. Nëse përnjëherë fillon t'ju ofendojë dhe përqeshë të metat tuaja, atëherë mund të bindeni se ai mundohet ta tërheqë vëmendjen nga veprimet e tij të pamoralshme.

SHIGJETARI

Image

Shigjetari torollak lë gjurmë, apo i ikë ndonjë fjalë. Çdo herë kur e pyetni, ju përgjigjet pak më ndryshe. Nëse ju mashtron, mund ta gjeni në tavolinë ndonjë numër të panjohur të telefonit, të cilin ai e ka harruar aty.

BRICJAPI

Image

"Ti më bëre ta bëja këtë!" Ai luan lojën e gjuajtjes së fajit. Nëse e zini në rrenë, në fund ju do të mbeteni fajtor. Nëse ka aferë, do të bëhet kinse nuk ju beson juve.

UJORI

Image

Ujori di të jetë shumë bindës kur rren. Kjo për shkak se meshkujt e kësaj shenje janë në gjendje që t'ju shikojnë në sy edhe derisa ua thonë rrenën më të madhe të mundshme.

PESHQIT

Image

Mashkulli i kësaj shenje ka ndërgjegje, e cila do ta tradhtojë kur të gënjejë. Nëse fillon t'ua plotësojë së tepërmi qejfin dhe t'ua plotësojë dëshirat, atëherë dijeni se paska futur hundët diku ku nuk duhej.

(Kosova Sot)