Pamja sipas shenjës së horoskopit

  • 22 January 2017 - 09:16
Pamja sipas shenjës së horoskopit

Shenjat pranverore kanë vija të hijshme të fytyrës, ato verore kanë ten dhe flokë të bukur, vjeshtoret lëvizje seksi, derisa shenjat dimërore kanë figurë atraktive,raporton Gazeta Kosova Sot

DASHI Pjesëtarët e kësaj shenje bëjnë pjesë në shenjat pranverore, që karakterizohen nga vijat e bukura të fytyrës. Kanë eshtra të ngushtë të fytyrës, ballë të gjerë, faqe të kuqe, trup proporcional dhe flokë të errët, vetulla të theksuara, si dhe sy po ashtu të theksuar.

Image

 

DEMI Si edhe te Dashi, pjesëtarët e kësaj shenje kanë vija të këndshme të fytyrës. Karakteristikat themelore të tyre janë sytë e mëdhenj, që duken fëmijërorë. Buzët zakonisht i kanë të plota, dhëmbët më të vegjël, kurse flokët i kanë të dendura, me ballë më të ultë. Qafën e kanë të trashë, kurse barku është pika kritike e trupit.

Image

BINJAKËT Edhe kjo shenjë e pranverës është e njohur për nga vijat e bukura të fytyrës, e dallohet edhe për buzëqeshjen lozonjare. Kanë gjatësi normale, apo mbi normale, me mjekër të theksuar dhe me mollëza të vendosura lart. Duken më të rinj dhe kanë gishta të gjatë. 

Image

GAFORRJA Pjesëtarët e kësaj shenje verore kanë ten të mrekullueshëm dhe flokë të bukur. Sytë i kanë të largët midis veti, e vijat e fytyrës të buta. Janë më shpesh të hollë, sesa të trashë, për nga pesha. Kanë fytyrë të rrumbullakët dhe ballë të theksuar, me sy më të vegjël. 

Image

LUANI Edhe pjesëtarët e kësaj shenje kanë flokë dhe ten të bukur. Flokët më së shpeshti i kanë të dendur dhe të errët, sytë kafe, apo të gjelbër. Hundën e kanë të theksuar, e buzët më të plota. Kanë gjatësi mbi normalen. 

Image

VIRGJËRESHA Sikur Luani dhe Gaforrja, edhe Virgjëresha dallohet për nga teni i bukur dhe i pastër, e zakonisht kanë formë të rrumbullakët të fytyrës. Buzët i kanë të theksuara, e sytë me madhësi mesatare, të ngritur lart në këndin e jashtëm. Fytyrën e kanë simetrike, e trupin të prirë për mbipeshë. 

Image

PESHORJA Kjo shenjë e vjeshtës ka lëvizje elegante të trupit. Shpesh pjesë- tarët e saj kanë "bira" në faqe dhe fytyrë ovale. Gojën e kanë të bukur, e kokën dhe fytyrën më të vogël sesa mesatarja. Flokët i kanë me dendësi mesatare, apo edhe të rralla. 

Image

AKREPI Edhe pjesëtarët e kësaj shenje kanë lëvizje elegante, e dallohen për nga vijat e theksuara të fytyrës dhe nofullat e forta. Sytë i kanë të mëdhenj, hipnotizues, me nuanca jo normale. Lëkurën e kanë të yndyrshme, kurse trupin vital, por pa muskuj të theksuar. 

Image

SHIGJETARI Po ashtu, edhe këta njerëz kanë lëvizje seksi. Shprehja e fytyrës te ta shpesh është naive, kurse koka paksa më e madhe sesa mesatarja. Ballin e kanë më të lartë dhe më të theksuar, kurse buzëqeshjen e gjerë. Flokët nuk i kanë aq të dendur, kurse ngjyra e tyre është e hirtë në të gështenjë.

Image

BRICJAPI Kjo shenjë dimërore njihet për nga figura seksi. Fytyrën e kanë të theksuar, kurse sytë e mëdhenj, shpesh të hirtë, të gjelbër, apo të kaltër. Sytë e tyre duket sikur ëndërrojnë. Kanë duar të bukura dhe të zhvilluara, si dhe mollëza të larta. 

Image

UJORI Pjesëtarët e kësaj shenje dallohen për nga trupi atraktiv, me muskuj, sidomos në moshë të re. Vijat e fytyrës i kanë të buta, kurse sytë shkëlqyes. Buzët i kanë të trasha në mes, e të holla kah skajet. Hundën mund ta kenë më të madhe sesa mesatarja.

Image

PESHQIT Edhe Peshqit kanë trup atraktiv. Fytyra iu duket delikate dhe më e plotë, me vija femërore, bile edhe te meshkujt e kësaj shenje. Gjymtyrët i kanë më të shkurtra, kurse në moshë më të shtyrë janë të prirë për mbipeshë. Flokët i kanë të dendur, paksa të valëzuar

Image

(Kosova Sot)