Çfarë femre ai kërkon?

  • 21 February 2017 - 10:51
Çfarë femre ai kërkon?

Për Luanin rëndësi ka bukuria. Virgjëresha kërkon të kundërtën. Se çfarë kërkoi ai në një vajzë ideale këtë ua tregon horoskopi

DASHI

Image

Dashit i nevojitet një luftëtare, femra që jo vetëm do ta përcjellë, por që mund t'i vendosë standarde të reja. Partnerja e tij ideale nuk i qëndron në rrugë, por as nuk e lejon të fitojë në sfidat e tij - ai do të jetë kundërshtar i barabartë. Dashi do ta vlerësojë këtë. 

DEMI

Image

Mashkulli në shenjën e Demit kërkon grua të ndjeshme që dëshiron të jetë në përputhje me qelizat e tij. Nuk i nevojitet grua e rregulluar deri në maksimum, që shikon secilën qime të flokut. Ai kërkon grua të këndshme, të qetë, të ekuilibruar. 

BINJAKËT

Image

Llafazanët më të mëdhenj të horoskopit kërkojnë dikë që jo vetëm se i dëgjon ata, por se ju jep edhe tema të reja për të menduar. Binjakët duan femër të edukuar, që i magjeps nga dita në ditë dhe kështu gjithë jetën. 

GAFORRJA

Image

Gaforreve u nevojitet një femër e ndjeshme që i dëgjon dhe ofron një këshillë të duhur, e me këtë rast mos t'jua lëndojë ndjenjat. Atyre u nevojitet dikush ku gjithmonë mund të mbështeten. 

LUANI

Image

Luani është gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe kërkon një femër të aftë që ndan dritën e reflektorit bashkë me të. Gruaja ideale sipas Luanit është e bukur dhe inteligjente. Pra, një pako. I nevojitet dikush që me të do ta bëjë një çift ideal, që ia kanë lakmi të gjithë. 

VIRGJËRESHA

Image

Meshkujt në këtë shenjë janë shumë precizë, e pikërisht nga femrat e kërkojnë këtë. Kanë kujdes në secilin detaj dhe kërkojnë që dama e tyre gjithmonë të duket bukur, të jetë e pavarur dhe shkathët. Një femër si kjo duhet të ketë ego të fortë. 

PESHORJA

Image

Meshkujt në këtë shenjë janë gjithmonë sharmantë, e kurrsesi nuk vlerësojnë tensionimet dhe skenat, nuk i pëlqejnë femrat që ngrejë tension. Më e rëndësishmja për ta është që partnerja të jetë gjithmonë e gatshme për shoqërim. 

AKREPI

Image

Shenja më me pasion e horoskopit kërkon një femër që mundet ta durojë presionin që ai e vë, e me këtë rast të mos thyhet. Partnerja e tij duhet të jetë me pasion, e pavarur dhe në mënyrë absolute e dashuruar në të. 

SHIGJETARI

Image

Shigjetarët janë gjithmonë në lëvizje me njerëz dhe ide të ndryshme. Atyre nuk u përshtatet një femër statike që më mirë ndihet në atmosferën shtëpiake. 

BRICJAPI

Image

Janë të qetë, konservatorë dhe me disponim të turbullt, kështu që u nevojitet një partnere që i bën të qeshin dhe ua tregon anën qesharake të botës. Duhet të jetë besnike, me vlerë dhe e pavarur. Krahas kësaj, për të është e rëndë- sishme ta respektojnë. 

UJORI

Image

Ujorët shpeshherë janë të çuditshëm, e kështu e kërkojnë një person si vetë. Lypset që qëndrimet e saj të ndryshojnë nga qëndrimet e tij. Me rëndësi që secili të luajë melodinë e vet, por së bashku të krijojnë muzikë të hatashme. 

PESHQIT

Image

Peshqit janë kreativë, ëndërrimtarë dhe kërkojnë femër që ëndërron si ata, që ka një dozë racionaliteti, që kohë pas kohe i vë në tokë. Por këtë duhet ta bëjë me kujdes, sepse Peshqit nuk durojnë vrazhdësinë. 

(Kosova Sot)