Çfarë bëjnë njerëzit kur janë të mërzitur, bazuar te shenja e horoskopit? Zbulojeni tani!

  • 19 March 2017 - 10:25
Çfarë bëjnë njerëzit kur janë të mërzitur, bazuar te shenja e horoskopit? Zbulojeni tani!

Në këtë artikull keni mundësinë të shikoni se reagon secila shenjë e horoskopit, kur është në një gjendje jo të mirë shpirtërore.

1. Dashi

 

Image

Dyfishon punën

Nëse një dash është i trishtuar, dëshiron të punojë sa më shumë. Sipas ekspertëve, është një mënyrë për të larguar mendjen nga trishtimi.

2. Demi

Image

Ha shumë

Një dem njihet për dëshirën që ka për të ngrënë ushqime të mira, por kur është i mërzitur konsumon edhe më shumë ushqim.

3. Binjakët

Image

 

Dëshirojnë njerëz pranë

Binjakët njihen si njerëz shumë social, prandaj kur janë të mërzitur dëshirojnë të kenë shumë njerëz pranë. Duan sidomos, miqtë më të mirë për t’i dhënë suport.

 

4. Gaforrja

Image

 

Fshihen në shtëpi

Nëse një gaforre nuk ndihet mirë shpirtërisht, nuk dëshiron të dalë dhe të takojë njerëz. Për ta zgjidhja më e mirë është shtëpia, ëmbëlsirat dhe vetja e tyre.

5. Luani

Image

 

Bëhen edhe më të suksesshëm

Luanët kur janë të mërzitur, luftojnë edhe më shumë për të arritur sukses. Sipas intv.al,  motoja e tyre është “ të shtosh suksesin kur i mërzitur”.

6. Virgjëresha

Image

 

Analizojnë gjërat me detaje

Virgjëreshat njihen për natyrën e tyre, pra t’i analizojnë gjërat deri në detajet më të vogla. Kur janë të mërzitur, e shtojnë edhe më shumë analizën ndaj gjërave.

7. Peshorja

Image

 

Dalin 

Peshoret nuk mund të mbyllen diku dhe të rrinë në mërzinë e tyre. Peshoret dalin me ose pa miqtë e tyre, mjafton të jënë diku.

8. Akrepi

Image

 

Heshtin

Akrepët nuk duan t’ju japin të tjerëve, kënaqësinë për t’i parë të mërzitur. Nëse një akrep është i mërzitur nuk reagon fare, pra hesht.

9. Shigjetari

Image

 

Largohen nga vendi që ndodhen

Nëse një shigjetar ndihet i mërzitur, preferon të largohet diku larg. Sipas intv.al dëshira që kanë për t’u ndjerë të lirë, i bën ata që të largohen nga vendi ku ndodhen, për të larguar mërzinë.

10. Bricjapi

Image

 

Zihen me të tjerët

Bricjapët nuk e pranojnë kur gabojnë dhe kur e ndjejnë që janë mërzitur zihen me të tjerët. Ata duken sikur hapin luftë duke u zënë me ata që kanë pranë.

11. Ujori

Image

 

Humbin në fantazi

Ujorët njihen si shenja që janë në botën e tyre. Nëse ata janë të mërzitur, largohen nga realiteti dhe humbasin në botën e tyre plot fantazi.

12. Peshqit

Image

 

 

Çdo gjë e dramatizojnë

Nëse një peshk lëndohet, do e kthejë çdo gjë në dramë. Sipas intv.al përfundon duke qarë,  pirë alkool për të harruar mërzitjen, ose  duke bërë seks me dikë që sapo ka njohur.