Gjëja më “e ndyrë” që bën çdo shenjë e horoskopit në shtrat

  • 21 March 2017 - 09:44
Gjëja më “e ndyrë” që bën çdo shenjë e horoskopit në shtrat

Edhe pse shumë herë nuk tregojmë, të gjithëve na pëlqen të jemi pak të këqij në shtrat. Nëse jeni duke dalë me një partner dhe ende nuk keni zbuluar se çfarë gjërash “të këqija” mund të bëjë ai/ajo në shtrat, atëherë hidhini një sy këtij artikulli për ta kuptuar.raporton Gazeta Kosova Sot

DASHI

Dashi njihet si një shenjë aventuriere dhe që pëlqen gjërat e reja. Pra le të themi se janë të gatshëm që të bëjnë gjithçka në krevat. E vetmja gjë që nuk i pëlqen Dashit është monotonia. Në qoftë se ju jeni monotonë me ta në shtrat, ata do t’ju zëvendësojnë menjëherë.

Image

DEMI

Demi di të bëjë gjëra të çmendura në shtrat, por duhet të jenë ata që i sugjerojnë sepse në të kundërt nuk tregohen aspak bashkëpunues. Ata thjesht duan që të ndihen sikur po komandojnë dhe do t’ju bëjnë të shijoni orgazmën më të mirë!

Image

BINJAKËT

Oh Zot! E dini se çfarë nuk duhet t’i bëni kurrë një Binjaku? Mos jini serioz dhe agresivë. Ata duan që ju të jeni lojtarë në krevat dhe të mund të eksploroni me pasionin që keni. Luani disa role dhe ua keni gjetur pikën e dobët Binjakëve.

Image

GAFORRJA

Gaforrja është shenja më e dashur dhe më e kujdesshme dhe do të bënte gjithçka për partnerin që ka. Pra, mos prisni që Gaforrja të sugjerojë se çfarë duhet të bëjë në krevat, sepse ata thjesht duan që t’ju lumturojnë dhe kënaqin, por jo t’ju udhëheqin.

Image

LUANI

Luani pa asnjë dyshim të vogël është partneri më i mirë që mund të keni në seks. Dashuria që ata kanë për veten për të qenë në qendër të vëmendjes i bën ata mjaft të zot. Ata pëlqejnë që të duken mirë, ndaj dhe do të provojnë gjithçka që të bëjnë seksin në një mënyrë që ju nuk e keni provuar kurrë. Luani ka shumë imagjinatë ndaj dhe do të mendojë gjithë ditën për çmendurinë që do të bëjë natën.

Image

VIRGJËRESHA

Virgjëreshat nuk janë aventuriere. Nëse kërkoni të eksperimentoni, nuk do të jeni të lumtur me këtë shenjë. Por sidoqoftë ata do të dedikohen shumë që të jenë ekspertë të vërtetë në shtrat. Sepse si çdo gjë tjetër që ata bëjnë në jetë, e duan ta bëjnë në mënyrë perfekte!

Image

PESHORJA

Peshoreve nuk u duhet të lodhen shumë për të marrë vëmendje dhe afeksion. Shanset janë që ato të kënaqen nëse ju i doni dhe të mos kenë shumë pritshmëri për sa i përket anës seksuale sepse për ta rëndësi ka shumë shpirti. Por kujdes, Peshoret dinë të jenë edhe shumë të ftohta. Nëse ju nuk u jepni dashurinë e duhur ato mund të bëjnë seks me ju, por nuk do t’ju ledhatojnë pas aktit, duke ju lënë ta kuptoni vetë dramën.

Image

AKREPI

Akrepat mund të jenë personat më të mirë në krevat në qoftë se gjejnë një partner që t’i përshtatet çmendurisë së tyre seksuale. Ata janë shumë seksi dhe agresivë, por nga ana tjetër janë të brishtë dhe mjaft misteriozë, ç’ka i bën lojtarë të vërtetë në shtrat. Thënë këtë, Akrepat nuk kënaqen lehtë!

Image

SHIGJETARI

Shigjetarët janë aventurierët e zodiakut dhe nuk ka se si mos të jenë të tillë edhe në shtrat. Ata mund të nisin gjithçka si shaka dhe ju do përfundoni duke u fiksuar për të bërë seks me ta. Duhet të keni kujdes sepse Shigjetari është shumë eksplorues nga natyra, nëse e zhgënjen do ta humbësh përgjithmonë.

Image

BRICJAPI

Bricjapët janë shumë konkurrues dhe shumë hakmarrës. Nëse do të gaboni duke i krahasuar me ish-at tuaj, ata do të kthehen në përbindësha të vërtetë dhe nuk dihet nëse do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë se kurrë në shtrat apo të jetë një zhgënjim i vërtetë. E keni ju në dorë se sa i mirë mund të jetë (ose të mos jetë) një Bricjap në shtrat.

Image

UJORI

Ujorët duan gjithmonë që të japin aq sa marrin, që do të thotë se nëse ju i kënaqni ata do ta kthejnë eksperiencën në shtrat në një nga më të mirat, nëse ju nuk arrini t’i plotësoni dëshirat atëherë ata nuk do t’ju impresionojnë aspak.

Image

PESHQIT

Peshqit janë shumë kreativë dhe këtë kreativitet e sjellin edhe në krevat. Në përgjithësi atyre u pëlqen të jenë romantikë dhe të kujdesshëm në shtrat dhe do të bëjnë disa pozicione që më shumë se sa do të ndjeni kënaqësinë e seksit do të kuptoni se çfarë është ndjesia e dashurisë. Edhe pse nuk janë më aventurierët, ata puthin më mirë nga të gjithë.

Image

 

(Kosova Sot)