Horoskopi pikant sipas shenjave, kush janë më të nxehtë në shtrat

  • 25 March 2017 - 23:29
Horoskopi pikant sipas shenjave, kush janë më të nxehtë në shtrat

Falë shenjës së horoskopit mund të mësoni më shumë lidhur me seksualitetin tuaj apo të partnerit. Është pasionant? I pëlqen të eksperimentojë? I pëlqejnë ledhatimet? Por mbi të gjitha nëse doni aktivitet seksual të kënaqshëm, kujt shenje duhet ti drejtoheni. Më poshtë gjeni përgjigjet: 

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje kanë një personalitet të fortë magnetik. Pëlqejnë të kenë kontrollin dhe puthin bukur. Është një shenjë që s’ka durim, shpesh egoiste në shtrat. Nëse jeni në kërkim të seksit të ëmbël dhe romantik, nuk është partneri i duhur për ju. Nëse jeni në kërkim të pasionit të zjarrtë dhe imagjinatës së shfrenuar, do mbeteni të kënaqur.

Demi

Është shenja më mashkullore, pasi ka një temperament seksual shumë intensiv. Kush ka lindur në këtë shenjë është një prej dashnorëve më të mirë, ku në shtrat është i pangopur, por vetëm nëse ana fizike shoqërohet me atë sentimentale. Nuk është shenja e duhur për raporte jetëshkurtra. Pëlqen kontaktin fizik, pasi për të lindurit e kësaj shenje dashuria është si ushqimi, duhet shijuar me qetësi.

Binjakët

Të lindurit e kësaj shenje pëlqejnë kreativitetin dhe me ta nuk mërziteni kurrë. Në shtrat pëlqejnë të luajnë, por për ta seksi është më shumë një çështje mendore se sa fizike. Nëse ka bashkëpunim, mund të kthehet në një mjeshtër të vërtetë seksi. Binjakët nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga bisedimi, faza e ledhatimeve dhe joshja.

Gaforrja

Është një prej shenjave më të ndjeshme dhe emotive. Për të dhënë më të mirën, ka nevojë për një lidhje të thellë me partnerin. Pëlqen atmosferat romantike dhe përkëdhëlitë. Vetëm një partner që ushqen ndjenja të forta, mund ta transformojë të zjarrtë dhe plotësues.

Luani

Për pjesën më të madhe të shenjave zodiakale është partneri më i mirë. Për një luan, joshja është një dhunti natyrale dhe rezistimi ndaj magnetizmit të tij shpesh është i pamundur. Është thuajse i parezistueshëm, pëlqen të eksplorojë kënaqësitë seksuale, por pa lënë pas dore vëmendjen ndaj partnerit.

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje janë të kujdesshëm, megjithëse në pamje të parë duken të fothtë, në fakt janë tejet sensual. Nuk janë idealë për një natë pasioni apo për tërheqje me shikim të parë. Jeta seksuale e virgjëreshave përbëhet nga racionaliteti, por kur e gjen veten objekt të një vëmendje maksimale, e lë veten të lirë.

Peshorja

Peshoret janë të kujdesshme dhe të dashura, veçanërishit sensual dhe seksi. Në sferën seksuale pëlqejnë të eksperimetojnë dhe dinë si të jenë pasionant. Megjithatë për të lindurit e kësaj shenje jeta seksuale është e shoqëruar me ndjenjat. Pëlqejnë përkëdhelitë dhe harmoninë në çift.

Akrepi

Është shenja më seksuale dhe një partner/e i zjarrtë. Ka një personalitet magnetik dhe është një partner fantastik. Nuk është partneri i duhur për ata që kërkojnë ngrohtësi dhe përfshirje emocionale. Shpesh të lindurit e kësaj shenje ruajnë distancat. Spikat për natyrën joshëse dhe eksplozive.

Shigjetari

Shigjetari është një partner krijues por edhe fëminor. Mbeten të rinj në zemër edhe në një moshë të avancuar dhe pëlqejnë eksperimentimin në shtrat. Ka një gjallëri të madhe, por shkëputet shpejt nga partneri në kërkim të stuimujve të rinj. Urren historitë e komplikuara, por është partneri ideal për tu argëtuar.

Bricjapi

Është një shenjë e rezervuar, ka nevojë të ndiejë për të konsideruar intimitetin fizik. Nuk është shumë i hapur apo aventurier, por me partnerin e qëndrueshëm është i përkushtuar. Ka nevojë për vëmendje, për të garantuar një jetë seksuale të kënaqshme.

Ujori

Është një shenjë e karakterizuar nga një pasion i egër seksual dhe një romanticizëm i papërshkrueshëm. Është natyre rebele dhe nuk kontrollohet. Është natyrë origjinale dhe nëse jeni në kërkim të pasionit dhe kënaqësisë, është partneri ideal.

Peshqit

Të lindurit e kësaj shenje janë të dashur, të aftë për të jetuar seksualitetin në mënyrë të kënaqshme. Dinë si të trajtojnë partnerin dhe si ta bëjë të lumtur. Kanë nevojë për një partner agresiv, pasi janë natyrë dembele në shtrat. Por pas zgjimit të dëshirës, tranformohet në një partner mjaft të zjarrë.

(Kosova Sot)