Faktet që nuk i keni ditur kurrë për shenjën tuaj të horoskopit!

  • 27 March 2017 - 10:02
Faktet që nuk i keni ditur kurrë për shenjën tuaj të horoskopit!

Shumë kohë më parë, astrologët kanë besuar se pozicioni i diellit dhe i yjeve në kohën ku një person lind, flet shumë për karakterin që ai/ajo do të ketë më pas. Edhe nëse i besoni kësaj, edhe nëse jo, ajo çka mund të themi me siguri është se leximi i horoskopit është një aktivitet mjaft interesant.

Këtë herë do ju tregojmë fakte që ju nuk i keni ditur kurrë për shenjën tuaj të horoskopit por sapo t’i merrni vesh mos ngurroni t’i ndani edhe me të tjerët.

DASHI

Mund të ketë ndodhur të pyesni veten se si ka mundësi që shenja e Dashit është e para në horoskop ndërkohë që përkon me muajt mars dhe prill. Kjo ndodh sepse Dashi është shenja e parë kardinale dhe përfaqëson ardhjen e pranverës. Duke qenë se Dashi është përfaqësues i ndryshimit dhe fillimeve të reja, personat që kanë këtë shenjë horoskopi janë të prirur ndaj ndryshimeve të mëdha.

Image

DEMI

Në mitologjinë greke, Zeusi transformoi veten në një dem në mënyrë që të merrte femrën e tij në krahë për të shkuar në Kretë. Dhe ashtu bëri, e mbajti në kurriz deri në destinacion. Nga kjo lidhje, lindën tri djem, një prej të cilit u bë mbret i Kretës. Zeusi e shpërbleu demin duke e vendosur përjetësisht në qiell si instilacion ndaj dhe ka mbetur si shenjë horoskopi nisur nga harta yjore.

Image

BINJAKËT

Nga të gjitha shenjat e horoskopit, Binjakët janë më pak të prirur për të bërë ndonjë vrasje. Kjo sipas faqes zyrtare të FB-si, ka shumë pak kriminelë të shenjës së Binjakëve dhe kur ata arrestohen nuk para kanë kryer veprime që kanë përdorur dhunën verbale.

ImageGAFORRJA

Nofka për të gjithë të shenjës së Gaforres është ‘Fëmija i Hënës’. Kjo sepse Gaforret drejtohen nga hëna dhe ashtu siç hëna ndryshon shpesh pozicionin e saj, edhe Gaforret kanë një natyrë mjaft të ndryshueshme ndaj nuk është kot shpreja për ta se janë njerëz me hënë.

Image

LUANI

Të gjitha shenjat e horoskopit kanë nga një shenjë që e kanë të kundërt e me të cilët nuk do të shkonin kurrë në çift, përveç Luanit i cili shenjën më të kundërt që ka në karakter, në fakt është shenja me të cilën do të bënte një çift mjaft të mirë, si dy anë të së njëjtës medalje. Kjo shenjë është Ujori, një bashkim perfekt që ekziston vetëm midis këtyre shenjave.

Image

VIRGJËRESHA

Virgjëresha ka konstalacionin më të madh të zodiakut dhe është e vetmja shenjë që ju mund ta vëreni shumë lehtësisht me sy të lirë gjatë një mbrëmjeje vere nëse jeni në pozicionin e duhur.

Image

PESHORJA

Guri përkatës i shenjës së Peshores është i mbushur me energji ndaj dhe kjo shenjë arrin që të jetë si gur fatsjellës për të gjithë personat që do më së shumti. Gjithashtu ky gur arrin të gjenerojë ide të reja, ta bën jetën më të bukur dhe më të qartë si dhe premton balancën që në fakt kjo shenjë e zotëron më së miri.

Image

AKREPI

Edhe pse shenja quhet Akrep në fakt veçoritë që ka si shenjë ngjan më tepër me gjarprin. Kafsha e dytë që ka shumë karakteristika të Akrepit është shqiponja që refuzon të mbrohet nga dikush tjetër dhe do ta shkatërronte përfundimisht një armik që mund të ketë.

Image

SHIGJETARI

Shigjetari është në fakt një shenjë mjaft mashkullore dhe energjia e mashkullit mund të ndjehet edhe tek femrat Shigjetar të cilat kanë një ndjeshmëri shumë të madhe për të pasur trup me muskuj dhe për të qenë të forta fizikisht. Shigjetarët janë të mbushur me energji, entuziazëm dhe eksitohen nga çdo gjë. Kjo i bën edhe shenjën më aventuriere të zodiakut.

Image

BRICJAPI

Edhe pse Bricjapët njihen si njerëz shumë praktikë ata kanë më pak ndjeshmëri shpirtërore se sa të tjerët dhe shpesh kanë dilema me veten. Mosbesimi i bën ata shpesh të lëkundur dhe ata ndihen mirë vetëm me natyrën dhe shtëpinë e tyre të fëmijërisë, asgjë tjetër nuk i fal besim. Kjo i bën ata që shpesh të keqkuptohen dhe të përthithen nga të tjerët sikur kanë një karakter që në fakt nuk është ashtu siç ata mendojnë.

Image

UJORI

Çdo shenjë e zodiakut ka kohën e vetë për rreth 2150 vite dhe ne sapo kemi hyrë në kohën e Ujorit çka e bën këtë një nga shenjat më me influencë në shoqëri, kulturë dhe politikë. Kjo është një shenjë shumë e mirë për këtë shenjë që mund ta përdori këtë fat në favor për të arritur gjithçka dëshiron në jetë.

Image

PESHQIT

Çdo shenjë e zodiakut ka nga një numër me fat por askush nuk e ka më të theksuar se sa ka Ujori numrin 7. Numri 7 është i lidhur ngushtë me fatin spiritual dhe shoqëror të peshqve ndaj mos e anashkaloni sa herë ju jepet një mundësi për ta përdorur.

Image

 

(Kosova Sot)