Zbuloni kush është partneri ideal në seks sipas shenjës së horoskopit

  • 28 March 2017 - 23:19
Zbuloni kush është partneri ideal në seks sipas shenjës së horoskopit

Padiskutim që një ndër gjërat më të rëndësishme në jetën në çift është edhe aktiviteti seksual, i cilli është një ndër arsyet kryesore që çon në hatërmbejtje mes partnerëve.

Ose e thënë ndryshe, siç thonë ekspertët, seksi është pasqyra e një marrëdhënie në çift.

Ja kush janë partnerët ideal në krevat sipas astrologjisë seksuale.

Dashi 

Dashi karakterizohet nga siguria dhe agresiviteti gjatë aktit seksual. I pëlqen të ketë lojën nën kontroll dhe dëshiron të ketë në shtrat një partnere të bindur. I pëlqejnë lojërat emocionale dhe stimujt e ndryshëm. Përputhen më mirë seksualisht me: luanin, peshoren, binjakët dhe akrepin. 

Image

Demi 

Demët janë më shumë sensualë se sa seksualë. Për këtë shenjë aromat, tingujt dhe prekjet e një përvoje seksuale janë shumë të rëndësishme. Përputhen më mirë seksualisht me: akrepin, gaforren,virgjëreshën dhe bricjapin. 

Image

Binjakët 

Binjakët janë të rehatshëm përsa i përket seksualitetit të tyre, u pëlqen të bëjnë seks në vende të ndryshme dhe nuk janë të turpshëm për fjalët e pista të përdorur gjatë aktit. Ju pëlqen të eksperimentojnë. Përputhen më mirë seksualisht me: dashin, binjakët, shigjetarin dhe ujorin. 

Image

Gaforrja 

Gaforret janë intuitivë dhe mund ta kuptojnë fare lehtë se çfarë kërkon partneri i tyre. Për gaforren, seksi është diçka e dashur dhe plot epsh. Përputhen më mirë seksualisht me: demin, luanin, bricjapin dhe peshqit.

Image

Luani 

Luani konsiderohet si shenja më e rafinuar e horoskopit, me shije të shkëlqyera dhe ndjeshmëri delikate. Seksi për luanët përfshin stimulim mendor dhe paralojë verbale. Ju pëlqejnë elementët sugjestivë, si muzika gjatë aktit seksual. Përputhen më mirë seksualisht me: akrepin,dashin, shigjetarin dhe luanin. 

Image

Virgjëresha 

Virgjëresha shijon prekjen në çdo vend gjatë paralojës dhe i pëlqen të bëjë masazhe që nxisin dëshirën seksuale. Përputhen më mirë seksualisht me: demin, peshoren, peshqit dhe bricjapin. 

Image

Peshorja 

Peshoret mbështeten tek sharmi dhe kimia e tyre për të tërhequr partnerët. Janë shumë të vëmendshëm ndaj nevojave dhe kërkesave të partnerëve. Përputhen më mirë seksualisht me: dashin, binjakët, luanin dhe shigjetarin.

Image

Akrepi 

Akrepët janë pasionantë, plot epsh dhe kanë një kimi të fortë seksuale. Ju pëlqejnë emocionet e forta e kombinuar me ndjeshmëri. Përputhen më mirë seksualisht me: demin, luanin,akrepin dhe peshqit. 

Image

Shigjetari 

Shigjetarët janë sharmantë, të dashur dhe të vëmendshëm në dhomën e gjumit. Por keni tendencën të mërziten shpejt. Përputhen më mirë seksualisht me: luanin, dashin, binjakët dhe ujorin. 

Image

Bricjapi 

Ashtu si luani, edhe bricjapi ka reputacionin e të qenit një ndër shenjat më seksuale të horoskopit, nuk e kanë të vështirë për të ngjallur një epsh të fortë seksual tek partneri juaj. Përputhen më mirë seksualisht me: gaforren, demin, bricjapin dhe virgjëreshën. 

Image

Ujori 

Në përgjithësi konsiderohen si intelektualë dhe idealistë. Në pamje të parë nuk e shfaqin hapur dëshirën seksuale, por brenda vetes janë entuziastë kur vjen puna tek seksi. Përputhen më mirë seksualisht me: binjakët, ujorin, shigjetarin dhe virgjëreshën. 

Image

Peshqit 

Në shtrat janë romantikë, seksualë, të gjallë dhe vlerësojnë imagjinatën. Ju pëlqen të kënaqin më shumë partnerët se sa veten. Përputhen më mirë seksualisht me: akrepin, gaforren, virgjëreshën dhe peshoren.

Image

 

(Kosova Sot)