Si zgjidhen telashet: Kush digjet flakë, kush është i etur për hakmarrje, kush fal?

  • 18 April 2017 - 09:00
Si zgjidhen telashet: Kush digjet flakë, kush është i etur për hakmarrje, kush fal?

DASHI Gjithmonë në fillim shikon si ta nxjerrë kokën e vet shëndosh, e të tjerët le të gjinden disi. Nëse dikush e sulmon, në mënyrë fizike i lan hesapet, në vendin e ngjarjes. Më pas i bie pishman, nëse e ka tepruar, por së paku duhet të grindet.

Image

DEMI Di ta ndjejë rrezikun, nuk u futet lehtë telasheve dhe di të tërhiqet kur gjërat nuk janë në të mirë të tij. Nëse është në telashe financiare, në mënyrë diskrete tërheq frerët përmes dikujt tjetër me pozitë, që merr rastin, ose largohet në pushim mjekësor. 

Image

BINJAKËT Nxirren pothuajse nga secila situatë e pakëndshme. Truri i punon shpejt, porsa ta ndjejë rrezikun reagon me shpejtësi. Në mënyrë intuite e ndjen rrezikun, i dërgon porosi atij që e ka me vete dhe atij me të cilin është në telashe, e kur shfaqen telashet di të nxirret. 

Image

GAFORRJA Janë më të shkathtë sesa që duken, edhe pse duket me ndjenja për të fituar në kohë, kështu mendon si të nxirret nga telashet. Daljen e kërkon në pije, ushqim ose te shefi. Nëse ai nuk i ndihmon, do të bëjë zhurmë dhe akuzon kolegët. Ai tërhiqet disa hapa prapa derisa të kalojë rreziku.

Image

LUANI Luani me shkathtësi tërhiqet nga secili telash dhe atë me të gjitha pajisjet, thënë më mirë nuk zgjedh mënyra për ta shpëtuar kokën. Kur në sipërfaqe e dallojnë problemin dhe e kuptojnë se nuk mund ta shmangin, ai do të angazhojë njerëzit e vetë që i njeh. Pasi ka shumë lidhje, nxirret, sepse Luani ju duhet të gjithëve. 

Image

VIRGJËRESHA Është aq e mençur saqë vështirë se futet në telashe, mirëpo nëse kjo ndodh daljen e kërkon nga të gjitha anët, por në mënyrë që as të tjerët të mos e kuptojnë sa në presion ishte. Në kokë e bën listën e gjërave që ia japin zgjidhjen, e kur duhet t'i telefonojë dikujt, zgjedh vendin dhe kohën.

Image

PESHORJA Zakonisht me shkathtësitë e veta nxirret nga telashet, bën disa telefonata dhe takon personat që i njohin dhe miqtë, aktron thuajse gjithçka është në rregull, edhe pse nuk është. Me qetësi kundërshtarin e shikon në sy, por gjatë gjithë kohës mendon si të nxirret, është shumë e keqe me fjalët kur e kupton se kush është fajtor për mundimet e veta. 

Image

AKREPI Telashet më të mëdha të tij janë ato në dashuri dhe vështirë të dalë prej tyre, e nëse është i dashuruar partneri i bën probleme. Të gjitha telashet të tjera për Akrepin kanë zgjidhje, e edhe kur nuk reagon menjëherë, nuk do të thotë se ka frikë, por shikon për të gjetur mënyrën më të lehtë për t'i zgjidhur. Nëse ka probleme me ligjin, merr avokat, por edhe vetë heton kush e solli në një situatë të tillë. 

Image

SHIGJETARI Kur të gjendet në telashe, Shigjetari në kokën e tij imagjinon një rreth me "lidhje", që i ka në të gjitha anët. Vetëm duhet zgjedhur numrin e duhur të telefonit të personit, i cili do t'i ndihmojë dhe ta gjejë momentin e duhur për ta thirr. Krejt tjerat janë pjesë e "procedurës", që Shigjetarit në dorë ia sjell shkopin magjik për t'u tërhequr nga telashet. 

Image

BRICJAPI Nuk ka ndonjë lloj të telasheve që Bricjapi nuk gjen zgjidhje, sepse truri i funksionon në mënyrë të hatashme kur ai vetë shndërrohet në avokat, shpëtimtar. Është i gatshëm të durojë shumë, vetëm që mos ta lutë dikë për një shërbim, e ata që pa i bërë pyetje i ndihmojnë, Shigjetari nuk i harron kurrë. Humbjen e duron, por i pret edhe minutat e tij.

Image

UJORI Edhe pse tingëllon si noshalancë, e sillet thuajse gjithçka do të ndalojë pa të, Ujori në mënyrë intensive mendon si të nxirret nga telashet, kryesisht financiare, sepse për të kjo është problemi më i madh. Shpejt huazon të holla derisa të kalojë kriza, e më pas mendon me kokën e ftohtë. 

Image

PESHQIT Reaksionet e tyre, kur të jenë gjendur në telashe, dinë të mos jenë të paparashikueshme, nga nervozizmi dhe disponimi depresiv, përmes një histerie të butë, e deri te paniku i vërtetë. Edhe pse kurrë nuk dihet se si do të reagojë, Peshqit gjejnë daljen më shpejtë se secila shenjë tjetër. 

Image

 

(Kosova Sot)