Horoskopi zbulon si të pajtoheni me partnerin

  • 25 April 2017 - 10:05
Horoskopi zbulon si të pajtoheni me partnerin

DASHI

Image

 

Me Dashin nuk ndihmon finesa. Mos ecni vërdallë duke pritur të ndryshojë diçka. As rastësisht mos e prisni "momentin e duhur" për pajtim, pasi që Dashi kërcen në lidhje të re. Thjesht, thoni se jeni pishman, se nuk do të ndodhë më. 

DEMI

Image

 

Shenja më kokëfortë. Nëse jeni grindur për diçka, së pari duhet t'ia bëni me dije se ai kishte të drejtë. Thoni se si që nga fillimi ai kishte të drejtë. Derisa ta bëni këtë, nga pajtimi nuk do të ketë asgjë. Përpilojeni planin si t'ia thoni këtë.

BINJAKËT

Image

 

Dërgoni kërkim faljen. Asgjë nuk e lumturon më shumë. Nëse keni bërë gabim serioz, do t'ju duhet të mundoheni më shumë. Tregoni gatishmëri për të përsëritur shoqërimin. Mos vajtoni dhe mos qani para tij. 

GAFORRJA

Image

 

Për t'u pajtuar me Gaforren, do t'ju nevojitet shumë durim, shije dhe takt. Mos e theksoni gabimin dhe mos bëni shaka në atë llogari. Thoni se si thjesht nuk mund të jetoni pa dashurinë e tij. Le ta ndjejë dashurinë tënde.

VIRGJËRESHA

Image

 

Për fillim, silluni mirë. Virgjëresha nuk i duron fyerjet. Tregojeni anën tuaj të këndshme. Në takime shkoni me kohë, rregullohuni, e nëse vjen te ju në shtëpi, detyrimisht të keni banesë të pastër. Blini një dhuratë të bukur, zgjedhja më e mirë do të ishte një libër. 

PESHORJA

Image

 

Tregoni sa më shumë interesim për aktivitetet e Peshores. Natyrisht, mos harroni t'i jepni edhe ndonjë kompliment. Të gjithë personave të lindur në shenjën e Peshores ju nevojiten miratime për veprimet e veta. Peshorja do ta dijë sa serioz jeni për atë që flisni dhe veproni. 

AKREPI

Image

 

Lirisht përdorni disa gjeste dramatike për ta treguar besnikërinë tuaj. Fjalët te Akrepi nuk ndihmojnë edhe aq. Me rëndësi të veproni ashtu për ta kënaqur partnerin. Vetëm aksionet pozitive mund t'ia kthejnë mëshirën. Kjo do të thotë se duhet të hiqni qafe disa shprehi. 

SHIGJETARI

Image

 

Ofroni një ofertë të ngrohtë për t'u pajtuar. Shigjetari pëlqen kafshët shtëpiake. Mirë do të ishte që për fillim ta pranojë shoqërimin dhe mos u ngutni. Shigjetari më shumë vëmendje i kushton jetës në shoqëri se sa në dashuri, kjo do të thotë se duhet t'i përshtateni dashurisë së tij. 

BRICJAPI

Image

 

Jini të sinqertë dhe të hapur. Bricjapi që nga larg e nuhat gënjeshtrën. Nëse ju keni gabuar, pranojeni dhe i thoni se në të ardhmen do të jeni më të mirë. Por këtë duhet edhe ta mendoni me gjithë mend, jo vetëm me fjalë. Premtimet e zbrazëta nuk ju dërgojnë larg. 

UJORI

Image

 

Ftojeni Ujorin për kafe për të biseduar. Nuk i bën ballë e të mos ndërroj mendimet me ju. Mos fshihni asgjë prej tij ose lidhja juaj do të bllokohet. Jini krejtësisht të sinqertë. Nëse dëshiron të rrijë me juve, gjithçka duhet të jetë e hapur. Provoni diçka interesante, aktivitete të përbashkëta. 

PESHQIT

Image

 

Të gjitha letrat vendosni në dhembshuri. Peshqit nuk mund ta shikojnë askënd se si vuan. Edhe pse janë romantik, nuk duan të rrinë mbyllur. Pranojeni faktin se janë të ndjeshme dhe se ndaj tyre duhet pasur vëmendje të veçantë. Jini të butë dhe të këndshëm.