Horoskopi këshillon: Si ta gjeni shpirtin binjak

  • 09 May 2017 - 10:04
Horoskopi këshillon: Si ta gjeni shpirtin binjak

DASHI

Juve ju nevojitet personi që gjithmonë do të jetë pranë jush dhe që në secilin moment ju ofron përkrahje. Atij duhet t'i pëlqejë dëshira juaj për sukses, e jo ta refuzojë, e në rastin më të keq ta frikësojë. Personi ideal ju thotë të ngadalësoni dhe të pushoni para se të vazhdoni drejt qëllimeve të caktuara.

Image

DEMI

Pasi në gjithçka investoni 100 për qind energji, pranë juve duhet të jetë personi i njëjtë, me të njëjtin hobi dhe dëshirën që gjithç- ka të jetë e përsosur deri në fund. Shmangni personat që nuk dashurojnë apo që gjërat i lënë në gjysmë. Kur ju tregon sa domethënie keni për të, qoftë për ndonjë drektë apo dhuratë, do ta dini se ai person është për juve. 

Image

BINJAKËT

Në secilën pjesë të jetës tuaj nevojitet ekuilibri, sepse jeni personaliteti i gjithanshëm që nuk e di se jeni ngritur në të njëjtin vend. Prandaj ju nevojitet personi që ka nevojë për qetësi, sepse një person i tillë ju ndihmon t'i hidhni më mirë hapat. Kur nuk e dini nga t'ia mbani, partneri juaj e di saktë si t'ju ndihmojë. 

Image

GAFORRJA

Emocionet tuaja janë pjesë e rëndësishme e qenies tuaj njerëzore. Ato kanë fuqinë t'jua ndreqin ditën, nga mëngjesi deri në momentin kur shtriheni për të fjetur. Ju nevojitet dikush që kupton emocionet tuaja dhe që ju dëgjon në secilin moment. Ju edhe emocionet vini në pako, kurrsesi ndaras, këtë duhet ta pranojë personi i dashur.

Image

LUANI

Ju pëlqeni të jeni në qendër të ngjarjeve dhe nuk mund ta imagjinoni jetën pa pak fame. Keni tip të energjisë që është për tregim para publikut. Juve nuk ju nevojitet personi i tillë, sepse mund të vini në konflikt shkaku i vëmendjes që ju jepet. Prandaj, kërkoni një person që i përshtatet karizmës tuaj

Image

VIRGJËRESHA

Besimi është ajo që për juve më së shumti ka rëndësi, e edhe partneri juaj duhet ta posedojë këtë. Besimi në ju dhe në lidhjen tuaj. Edhe besnikëria që rrjedh prej juve. Nevojitet ta tregojnë të njëjtën dashuri ndaj juve ngjashëm sikurse ju për të. Kimia luan rol të rëndësishëm, kështu që mundohuni që ta ruani dhe ta ndizni kohë pas kohe.

Image

PESHORJA

Gjeni dike që vlerëson të njëjtat vlera sikurse dhe ju dhe dike për të cilin ekuilibri është në vendin e pare kur dashuria është në pyetje. Nevojitet që së bashku të investoni të njëjtën sasi të mundit në lidhjen tuaj dhe të komunikoni sa më shumë. 

Image

AKREPI

Për juve fuqia dhe pushteti kanë shumë rendësi, shmangni personat që kërkojnë të njëjtën. Juve ju nevojitet dikush që ndihet i mbrojtur nën fuqinë tuaj, dikush që nuk i pëlqen shpirti dominues dhe dikush që qartë e dallon kokëfortësinë tuaj. Partneri duhet t'ju inkurajojë. Por edhe t'jua tregojë gabimet që i bëni. 

Image

SHIGJETARI

Pa kurrfarë dyshimi, partneri duhet të jetë personi që pranon momentet kur shfaqet spontaniteti juaj. Konkretisht, nuk duhet t'ju pengojë apo t'ju thotë se po gaboni. Partneri juaj duhet të jetë i pavarur, sikurse dhe ju, i mahnitur nga momentet që i kaloni së bashku. 

Image

BRICJAPI

Ndoshta jeni pesimist, por kjo nuk duhet t'ju ndalojë së kërkuari shpirtin binjak që ju bën të ndiheni më së miri. Juve nuk ju duhet një person që nuk e di se çfarë janë përgjegjësia dhe besnikëria. Shkaku i ambicieve tuaja të larta, nuk e keni të lehtë të dashuroheni në një person, por nëse ju tregon besnikëri - do të dashuroheni, kjo është e sigurt.

Image

UJORI 

Juve ju nevojitet një person që është i orientuar sikurse dhe ju: pozitiv, shoqëri dhe krejt spontan. Por, nuk duhet të ndieni presion se duhet të jeni për çdo ditë me atë person, gjithë ditën. Le të ketë secili miqtë e vet me të cilët do të mund të shoqërohet dhe më pas kur të vijnë kohë të vështira të lidhen bashkë.

Image

PESHQIT

Pasi që jeni një nga ata persona që kokën gjithmonë e keni në re, as për ju nuk do të ishte keq të gjeni një person që sjell rehatinë dhe ju lë në tokë, për shembull, atëherë kur filloni ta humbni mendjen me imagjinatat tuaja. Por, ai person duhet të vlerësojë dhe ndajë veprat tuaja artistike dhe idealin. Ju nevojitet një person kreativ si ju, që bota e imagjinatës nuk e lejon të dalë nga realiteti.

Image