Pushimet më seksi sipas shenjës së horoskopit...

  • 10 May 2017 - 22:26
Pushimet më seksi sipas shenjës së horoskopit...

Ku duhet të shkoni këtë verë ?

DASHI

Dashi energjik preferon ta jetojë jetën në korsinë e shpejtësisë. Ty të duhet stimuli constant, brenda dhe jashtë. Dashi argëtohet kur ka shumë gjëra për të bërë dhe plot aventura. Nëse është rasti për një rrezik akoma më mirë. Kjo do të thotë aktivitete si bungee jumping (hedhje me litar nga lartësitë) apo parashutizmi do e çojë adrenalinën tënde në kufijtë maksimalë, dhe këtë dallgë energjie do e përcjellësh në dhomën e gjumit. Dashi është shenjë zjarri dhe ka një tërheqje ndaj diellit, kështuqë gati biletat për jug.

DEMI

Një Dem i do kënaqësitë në të gjitha shqisat. Me pushime ti do relaks dhe atmosferë luksoze ku të ndihesh rehat. Si shenjë toke ti je i lumtur rreth gjelbërimit. Sapo të ndjehesh i qetë dhe rehat do të jesh në gjendje të hapesh dhe të jesh super intim. Pushime me hapa të ngadaltë janë të nevojshme që Demit ë ndjehet i lidhur dhe i rinuar. Ti do që të marrësh kohën e mjaftueshme për tu zgjuar, dhe akoma më shumë kohë për tu rrotulluar në çarçafë. (Po! Seks mëngjesi!)

BINJAKËT

Binjakët duan gjithmonë opsione – edhe pse kjo i bën ata të pasigurt. Ty të pëlqen të kesh një jetë të zënë dhe aktive, dhe pushimet nuk bëjnë përjashtim. Variacioni dhe entuziazmi ushqejnë lidhjet e tua, ndaj është e nevojshme për të patur nga pak nga të gjitha. Ekskursionet, jeta e natës apo evente të tjera sociale janë itinerari perfekt për ty Binjak.

GAFORRJA

Ashtu si Demi, edhe Gaforrja dëshiron rehati dhe siguri si tek partneri ashtu edhe te pushimet. Megjithatë ti nuk shqetësohesh për luks. Gjithsesi ti ke nevojë që ambjenti të të bëjë të ndihesh si në shtëpi. Në vend të entuziazmit, Gaforrja kërkon stimulim seksual. Kjo është arsyeja pse pushimet për ty mund të vërtiten rreth ushqimit. Kjo mund të jetë gjithçka nga ndarja e një darke me 6 pjata deri te mbyllja e mbrëmjes me shampanjë dhe luleshtrydhe të zhytura në çokollatë.

LUANI

Luanët vdesin të ndihen të veçantë. Kur bëhet fjalë për ti lënë të gjitha dhe për t’u rilidhur, asgjë nuk tingëllon më mirë sësa të llastohen pa mbarim. Ideja jote për pushime ideale në çift është një spa ku të bëni të dy masazhe dhe të të shërbejnë duke të lënë vetëm të shijosh kënaqësinë (!). Përveç kësaj Luani do që çdo eksperiencë të jetë më e mira e mundshme, përndryshe pse të shkosh? Gjithmonë i prirur drejt ekskluzivitetit, Luani krenar nuk e ka problem të mburret për vendin ku po qëndron.

VIRGJËRESHA

Virgjëreshat janë praktike dhe me këmbë në tokë. Çmimi i përballueshëm është i domosdoshëm për pushimet e tua, duke shmangur kështu zënkat me partnerin për paratë. Intimiteti mund të jetë i vështirë për këtë shenjë toke, ndaj është thelbësore që të kesh hapësirën ku mund të ndjehesh i relaksuar dhe vetvetja. Gjithçka që e lidh Virgjëreshënn me Tokën, është një ndihmë në lidhjen me partnerin. Gjithçka jashtë, në kodra e më tej.

PESHORJA

Peshoret pëlqejnë të admirojnë të bukurën – qoftë bukuria e partnerit apo e ambjentit përreth. Ti ke shije të rafinuar, ndaj të ulesh në një plazh nuk bën për ty. Kuriozitet: Peshoret preferojnë të stimulohen mendërisht para se të eksitohen fizikisht, ndaj të admirosh një vepër arti apo të shohësh një pjesë provokuese në teatër janë për ty. Qytete si Parisi me historinë, muzetë, ushqimin dhe elegancën do të japin ty dhe partnerit shumë për të folur, apo parë.

AKREPI

Akrepi dëshiron të largohet dhe të bëjë seks gjithë fundjavën. Kj është shenja që më shumë mundësi do e përdorë kohën për rilidhje intime. Nuk ka shumë rëndësi ku shkon, pasi me siguri nuk do dalësh nga dhoma. Lërjani Akrepit të fluturojë nëpër botë për të kërkuar intimitetin. Në dhomat e veçuara pishinat private të rrethuara nga xhungla në Bali do ishte perfekt.

SHIGJETARI

Shenja më spontane e horoskopit, Shigjetari do të shikojë botën dhe të udhëtojë në vende ku nuk ka qenë më parë. Eksperienca e duhur për ty në çift është eksplorimi i vendeve dhe aftësive të reja, kjo të lidhë me partnerin. Kapërcimi i kufijve është i garantuar për të ndezur “gjërat” për këtë shënjë zjarri. Egërsohu brënda dhe jashtë në një safari Afrikan. Eksplorimi i parkut çdo ditë mund të të frymëzojë të provosh edhe më shumë gjëra të reja kur kthehesh në hotel.

BRICJAPI

Një Bricjap pëlqen të surprizohet në marrëdhënien e tij. Ata vlerësojnë gjërat e bukura në jetë, por vetëm kur ja vlejnë për paratë që shpenzohen. Ti nuk impresionohesh lehtë nga dhurata të shtrenjta e të panevojshme. Ti megjithatë, dëshiron të përjetosh të njëjtat gjëra si ata që ti admiron. Kudo të jetë destinacioni më i rekomanduar ti je aty. Ka një dualitet të fortë në karakterin e Bricjapit sa i takon romancës – ata kënaqen duke kaluar kohë me partnerin si vetëm ashtu dhe në grup. Është thelbësore të gjesh një vend ku arrin këtë balancë.

UJORI

Ujori është shenja më e pazakontë – mund ti quajmë edhe hipster. Ata duan të bëjnë diçka tërësisht ndryshe nga të tjerët. Mendja e hapur dhe biseda stimuluese janë një eksitim i fortë për ty Ujor, ndaj është e nevojshme të shkosh diku ku zgjeron horizontin. Gjithashtu ti vdes të jesh gjithë kohën me miq. Nëse ka një shenjë që mund të shkojë në pushime me çifte të tjera dhe të jetë sërish romantik, është Ujori.

PESHQIT

Peshqit janë romantikë të pashpresë, çka do të thotë se janë në një lidhje që nga fillimi për një kohë të gjatë. Kur vjen puna për u ndjerë i afërt me partnerin, asgjë nuk është më mirë sesa një arratisje erotike duke u shkëputur nga bota e jashtme. Për më shumë intimitet ti preferon një vend të izoluar për dy persona, pa asnjë presion për të kaluar nga një aktivitet te tjetri.

(Kosova Sot)