Si ta bëni për vete mashkullin sipas shenjës së horoskopit?
Kur ju pëlqen ndonjë mashkull, së pari pyesni çfarë shenje të horoskopit është, pastaj zbatoni këto këshilla
Dashi
Demi është mashkull që duhet të ndihet i sigurt dhe i veçantë, dëshiron të jetë qendra e partneres së tij. D.m.th, shikojeni në sy, nuk ka trokitje të lehta në telefon dhe bëjini pyetje të mençura.
Demi
Demi është shenjë e shqisave të mprehta, por i ka edhe të fshehtat e veta të vogla –u pëlqejnë femrat që u vjen aroma e vaniljes, që e mbajnë veten dhe kanë flokë të bukur. Receta për ta bërë për vete nuk është shumë e ndërlikuar.
Binjakët
Binjakëve gjithmonë u pëlqejnë femrat me të cilat mund të bëjnë një bisedë interesante me vërejtje të mprehta, por i pëlqen dhe kur shokët e tij mahniten me inteligjencën e partneres së tij.
Gaforrja
Gaforrja është shpirt shumë i butë, përkundër kokëfortësisë, ndaj kërkohet një femër me plot dashuri që do të jetë strehë e sigurt për të. Nëse jeni tip amnor, tregoni ndjenjat dhe i juaji është.
Luani
Luani është pak rast më i rëndë, ngase nga egoja e tij nuk sheh shumë rreth vetes. Megjithatë, femrat i shikon vazhdimisht, por në sy i bie një femër inteligjente dhe atraktive që gjithsesi duhet të ketë prirje për humor.
Virgjëresha
Virgjëreshës nuk i bëjnë shumë përshtypje fermat atraktive, por dëshirat kryesore të tij janë: interesimi, motivimi dhe të qenit e qetë. Por, nëse një kopsë është shumë e shkopsitur, kjo është ajo që do të tërheqë shikimin e tij.
Peshorja
Peshores i pëlqejnë femrat me stil të theksuar të veshjes dhe të sjellje, që nuk do të thotë të jetë si të kishit dalë nga pistat e modës. Kryesore për të është ta njohë dëshirën tuaj të bini në sy.
Akrepi
Akrepi e di se dashuria është magji, por nga partnerja e vet dëshiron që çdo moment të tregojë të gjitha magjitë femërore që i ka. Duhet ta shpërkëndeni gjithmonë dhe vazhdimisht.
Shigjetari
Shigjetari është shenjët që i pëlqen loja, zhurma dhe zënia, nëse mund t’ju zë shumë lehtë, ai shpejt do të heqë dorë dhe do të vazhdojë kërkimin për dikë që nuk arrihet. Nëse silleni se jeni unike dhe nuk e ndani dashurinë tuaj lehtë, do të vrapojë pas jush.
Bricjapi
Bricjapi është mashkull tradicional që kërkon femrat që do të përputhen në pamjen e tij për botën, që shkurt do të thotë se kërkon femër që do t’u pëlqejë nënës dhe miqve të tij.
Ujori
Ujori është shenjë që zihet zor ngase kufiri i tij midis dashurisë dhe miqësisë është e paqartë, kështu që kurrë s’e dini ku gjendeni tamam. Më së miri është që së pari të bëheni mik me Ujorin, pas kësaj gjithçka është e mundur.
Peshqit
Peshqit kërkojnë femra që do të përputhen në dizajnin e tij të turbullt për botën, përzierje e fantazisë dhe realitetit që e njeh vetëm ai. Sinkronizimi i mirë e josh, vetëm kur nuk ka presion të theksuar për hapa të rinj në lidhje.
(Kosova Sot)