Personaliteti i njeriut në bazë të shenjës së horoskopit

  • 25 June 2017 - 11:32
Personaliteti i njeriut në bazë të shenjës së horoskopit

DEMI

Më së shumti për ju ka rëndësi që ta mbani atë që e keni. Demi punon pa lodhje në çdo punë të cilës i rreket. Kur të arrijnë dhe realizojnë diçka, pjesëtarët e kësaj shenje nuk duan ta ndajnë atë me askënd. Janë shenjë praktike, prandaj janë edhe punëtorë të mirë. Nuk janë egoistë, meqë nuk luftojnë vetëm për të drejtat e veta. Kurrë nuk heqin dorë nga gjërat e veta, e as nga dashuria. Motoja e tyre është: të kenë!

PESHQIT

Më së shumti për ta kanë rëndësi ëndrrat e tyre. Peshqit e vlerësojnë dhe kërkojnë lirinë e shprehjes dhe të mendimit. Janë vizionarë dhe për ta ka shumë rëndësi që ta ndjekin atë në të cilën besojnë. Ua merrni besimin dhe i leni si peshqit në të thatë. Motoja e tyre është: të besojnë, transmeton gazeta Kosova Sot.

DASHI

Deshve iu pëlqen që të jenë ata që janë, prandaj urrejnë falsitetin. Ata vlerësojnë individualitetin, pavarësinë dhe nevojën që të jenë ata që janë. As shefi, e as personi i dashur nuk duhet t'iu thonë se çka të bëjnë, apo si të sillen në situata të caktuara. Duan që të tjerët t'i duan ashtu si janë dhe nuk pranojnë të bëjnë kompromise. Motoja e tyre është: të jenë.

BINJAKËT

Më së shumti për ta ka rëndësi liria e të të menduarit. Mendja e tyre e ndritur është sikur pasaportë për botë. Në mendimet e veta mund të shkojnë ku të duan. Idetë i kanë magjike. Nëse ndokush iu thotë se mendojnë së tepërmi dhe de duhet të jenë më praktikë, binjakët preken fort. Motoja e tyre është: të mendojnë.

GAFORRJA

Për pjesëtarët e kësaj shenje më së shumti rëndësi kanë ndjenjat. Gaforrja është argëtuese dhe e fortë nga jashtë, por nga brenda ajo është e butë. Më së shumti duan që të kënaqen në ndjenjat e veta. Motoja e tyre është të ndjejnë!

LUANI

Më së shumti ka rëndësi që të tregohet në dritën më të mirë të vet. Luajt janë krijesat më të mrekullueshme, më të guximshme dhe më të forta në botë. Por, duhet ta kenë mundësinë që këtë t'ua tregojnë edhe të tjerëve. Për ta ka rëndësi që askush të mos ua marrë luksin. Duhet që gjithmonë të jenë në qendër të vëmendjes. Motoja e tyre është: të duan!

VIRGJËRESHA

Më së shumti rëndësi për pjesëtarët e kësaj shenje është që vetë t'i marrin vendimet. Virgjëreshat janë analiste, të afta që të vërejnë edhe detajet më të vogla, prandaj për ta ka rëndësi që, duke u bazuar në ato detaje, vetë të vendosin për veten e tyre. Luftojnë për lirinë e të menduarit, por rëndësi i japin më shumë mbledhjes së të dhënave. Motoja e tyre është: të analizojnë!

PESHORJA

Më së shumti për Peshoren rëndësi ka që t'ua bëjë qejfin të tjerëve, por edhe vetes. Ekuilibri i ideve, sipas Peshoreve, është gjendje ideale. Kurrë nuk e teprojnë. Aq sa luftojnë për veten, luftojnë edhe për të tjerët. Për ta ka rëndësi çdo fushë e jetës: puna, karriera, familja. Motoja e tyre është: arritja e ekuilibrit.

AKREPI

Për pjesëtarët e kësaj shenje më së shumti ka rëndësi që ta marrin atë që duan. Janë shenja më e qëndrueshme e horoskopit. Dinë me saktësi çka duan dhe mund të durojnë kushedi çka për ta marrë atë. Mendojnë se e meritojnë atë që e duan. Motoja e tyre është: ta meritojnë!

SHIGJETARI

Për Shigjetarët më së shumti ka rëndësi që ta hulumtojnë dhe ta shohin tërë situatën. Ata rëndom janë spontanë dhe bëjnë atë që duan. Për ta rëndësi të madhe ka që të argëtohen. Nuk preferojnë temat tepër serioze, e në çdo situatë mundohen që të fusin humor. Motoja e tyre është: të shohin.

BRICJAPI

Më së shumti rëndësi për ta ka që, nga limoni, të bëjnë limonadë. Pjesëtarët e kësaj shenje e kanë aftësinë që ta kërkojnë dhe ta gjejnë qëllimin në gjithçka rreth vetes. Rëndësi ka që të mund të përzgjedhin atë që mendojnë se mund të përzgjedhin. Nuk e kanë gjithmonë të lehtë, por kurrë nuk dorëzohen. Motoja e tyre është: të korrigjojnë.

UJORI

Më së shumti ka rëndësi liria, por për të gjithë. Pjesëtarët e kësaj shenje janë origjinalë dhe pragmatikë. Shpesh dinë që të tronditin, por edhe të frymëzojnë, mësojnë, shpjegojnë dhe kuptojnë. Luftojnë për të gjitha llojet e lirisë dhe askënd kurrë nuk e paragjykojnë. Motoja e tyre është: të dinë.

(Kosova Sot)