Si mund t'i realizoni qëllimet tuaja: Peshorja me diplomaci, Peshqit me vendosmëri

  • 27 June 2017 - 20:23
Si mund t'i realizoni qëllimet tuaja: Peshorja me diplomaci, Peshqit me vendosmëri

Secila shenjë astrologjie ndërlidhet me sfidat e veta unike kur është në pyetje përdorimi i ligjit të tërheqjes. Ja çfarë duhet ditur se si mund t'i përdorni përparësitë e shenjës tuaj kur provoni t'i arrini qëllimet tuaja

Image

 

DASHI

Entuziazmi juaj nuk njeh kufi, e guximi juaj mundet t'ju ndihmojë të ngulmoni në qëllimet tuaja derisa të realizohen. Por, Dashi është një nga shenjat më pa durim. Mund të tërhiqni gjërat më të mira në jetë, nëse përdorni qasje metodike.

Image

 

DEMI

Demi ndërlidhet me mirësinë, besnikërinë, që e bën kandidat ideal për përdorimin e ligjit të tërheqjes. Kur mendoni për atë se çfarë vërtet dëshironi të tërhiqni, duhet të përqendroheni në gjërat, që janë jashtë tërheqjes sipërfaqësore drejt gjërave materiale. 

Image

 

BINJAKËT 

Ju posedoni sens të mirë për humor dhe nivel të lartë të energjisë. Kjo energji në mënyrë të shkëlqyeshme mund të përdoret deri në një punë më të mirë, partner nga ëndrrat ose nëse dëshironi ta përmirësoni gjendjen tuaj fizike. 

Image

 

GAFORRJA 

Keni aftësi të pakrahasueshme për dashuri dhe bashkë-ndjenja. Kur mendoni për përdorimin e ligjit të tërheqjes, ndoshta dëshirat tuaja do të ndryshojnë, e mungesa e besnikërisë mundet ta vështirësojë këtë qëllim. 

Image

 

LUANI 

Ju jeni person kreativ, besnik dhe entuziast, prandaj edhe do të keni sukses në gjithçka që imagjinoni. Nëse dëshironi të nxirrni më së shumti nga vizualiteti juaj kreativ, jini të vetëdijshëm se mund të jeni dogmatik, dhe nganjëherë mendoni se dini më të mirën. 

Image

 

VIRGJËRESHA 

Shkaku i përqendrimit tuaj në detaje dhe në shkathtësitë tuaja prej një analisti, në zgjedhjen e problemeve dhe pengesave jetësore. Virgjëreshat e luftojnë turpin, nga të dyja anët, e shihni veten si luftëtar. Shkaku i këtyre personaliteteve të tjerët mendojnë për ju me negativitet. 

Image

 

PESHORJA

Peshoret njihen për diplomacinë e tyre, sharmin dhe idealizimin. Ju ndiqni qëllimet tuaja, e karizmi juaj natyral me siguri do t'ju ndihmojë t'i realizoni qëllimet tuaja. Mirëpo, mos u lejoni të tjerëve të bëjnë kontroll në gjërat që i shihni përmes ligjit të tërheqjes. 

Image

 

AKREPI 

Ju jeni fuqi, në të cilën duhet llogaritur. Jeni të vendosur dhe plot pasion, e po ashtu keni një magnetizëm të madh, e kjo është diçka që shenjat e tjera mund ta kultivojnë, kur përdorin ligjin e tërheqjes. Kujdes nga xhelozia, për të mos reflektuar gabim në nevojat tuaja. 

Image

 

SHIGJETARI 

Je person optimist dhe i sinqertë, e kjo mundet t'ju ndihmojë që më lehtë t'i kuptoni ato që dëshironi gjithçka që besoni. Por mos lejoni që shkaku i optimizmit të tepërt të jini të pakujdesshëm. Nevojitet që të provoni të përdorni ligjin e tërheqjes nga mendimi pozitiv. 

Image

 

BRICJAPI

Nëse jeni lindur në shenjën e Bricjapit, atëherë jeni ambicioz, të kujdesshëm dhe praktik. Por, jeni të prirë për pesimizëm, që shihet si thembra juaj e Akilit. Provoni që pengesat t'i shihni si mësim që në të ardhmen ju shërbejnë. Suksesi juaj varet edhe nga betejat e të kaluarës. 

Image

 

UJORI

Nëse keni lindur në shenjën e Ujorit, jeni të bekuar me origjinalitet, me gjuhë të ashpër dhe ndjenja të thella për të tjerët. Mirëpo, kjo zemërgjerësi mundet t'ju ndalojë që t'i kushtoheni procesit kreativ. Nëse dëshironi sukses, lini mendjen të merr kontrollin. 

Image

 

PESHQIT 

Ju keni imagjinatë të bujshme, personalitet dhe ndjeshmëri të madhe. Tendenca juaj është që zemrën tuaj t'ia kushtoni shpirtit dhe qëllimeve të mira. Besoni në atë që dëshironi, vazhdoni të luftoni kundër mendimeve negative dhe vazhdoni t'i përcillni qëllimet tuaja. 
(Kosova Sot)