Ja cilat situata janë të patolerushme për shenjat e ndryshme të horoskopit

  • 17 August 2017 - 16:34
Ja cilat situata janë të patolerushme për shenjat e ndryshme të horoskopit

Të gjithë ne i përjetojmë situatat e caktuara në mënyrën tonë të veçantë. Ja cilat situata shenjat e caktuara nuk i lejojnë assesi, transmeton gazeta Kosova Sot. 

DASHI 

Mos e provokoni - Dashi ka një fitil tepër të shkurtër, është agresiv dhe impulsiv. Plus, fizikisht është tepër i fuqishëm, në top formë, kështu që ekziston rreziku edhe nga sulmi fizik, nëse nuk dini të ndaleni kur duhet. 

DEMI

Mos ia vidhni ushqimin - Demit i pëlqen që ta ndajë ushqimin me të tjerët, sidomos nëse e ka përgatitur vetë. Por, nëse ia vidhni ushqimin pa e pyetur, ai do të ofendohet rëndë, do ta humbni vlerën në sytë e tij dhe do ta humbni respektin e tij.

BINJAKËT

Mos i ndërpritni kur janë duke folur - Binjakët janë gjithmonë të prirë për të komunikuar dhe, nëse ua preni fjalën, ata këtë e përjetojnë sikur t'ua kishit zënë frymën. Pa e shprehur mendimin e tyre, ata nuk mund të jetojnë.

GAFORRJA

Mos e kritikoni - Gaforrja di të jetë tepër e pasigurt nëse e kritikoni qoftë edhe në mënyrë konstruktive. Për të, çdo kritikë është njësoj, sikur ta kishit goditur në bark. Bile, goditja do t'i dhembte më pak.

LUANI Mos tentoni t'ia vidhni vendin - Luani dëshiron që të jetë në qendër të vëmendjes dhe di si të sillet në rolin e liderit. Kështu që, nëse tentoni t'ia merrni këtë rol, atëherë automatikisht i keni larë hesapet me të. Është tepër vështirë ta bindni një Luan që t'ju falë.

VIRGJËRESHA

Mos garoni me të - Nëse theksoni se diçka që ka bërë, apo thënë Virgjëresha, nuk ishte e saktë, apo me vend, atëherë ajo do t'i përdorë të gjitha aftësitë e veta që t'ua dëshmojë se kishte të drejtë. Për të nuk ka rëndësi se sa mund të zgjatë kjo periudhë. Me rëndësi është që t'ia arrijë qëllimit. 

PESHORJA

Mos bëni presion ndaj saj - Peshores nuk i pëlqejnë debatet dhe ballafaqimet, e sidomos nuk i pëlqen kur të tjerët i bëjnë presion, që të vendosë menjëherë për ndonjë gjë. Në raste të tilla Peshorja di të bëjë kaos të vërtetë. AKREPI Mor e rreni - Akrepi është një person intensiv, pasionant, i cili nuk falë rrenat dhe nuk toleron rrenacakët. Nëse e rreni një Akrep, atëherë do të bini në një kurth serioz, duke e shndërruar jetën tuaj në ferr.

SHIGJETARI

Mos e lidhni - Shigjetari e ka një nevojë të vazhdueshme që të ndihet i lirë, sikur fizikisht, po ashtu edhe në aspektin emocional. Nëse kërkoni shumë nga ai, apo nëse tentoni ta pengoni që të shkojë diku, ai do të eksplodojë.

BRICJAPI

Mos e tallni - Bricjapi është i sinqertë dhe direkt, prandaj kur ndokush mundohet ta tallë, duke u shtirë si mik, kjo mund të çojë deri te ndërprerja e plotë e kontaktit me atë person. Thjesht, nuk do të dojë të bëjë asgjë me atë njeri.

UJORI

Mos tentoni që ta ndryshoni - Ujori është unik dhe preferon që ta ndjekë ritmin e njëfarë melodie të vet të brendshme. Nëse tentoni t'ia ndryshoni atë melodi, atëherë ai do t'ju kthehet duke ju përndjekë sa të jetë bota me njerëz.

PESHQIT

Mos bëni shaka pa kripë - Peshqit janë tepër të ndjeshëm dhe, nëse i përqeshni në mënyrë të vrazhdët, ata do t'ju sulmojnë me një ortek emocionesh, të cilin nuk do të mund ta ndalni, e as ta duroni. 

(Kosova Sot)