Dashuria përmes porosive: Si ta joshni shenjën e tij përmes SMS-ve

  • 03 October 2017 - 09:27
Dashuria përmes porosive: Si ta joshni shenjën e tij përmes SMS-ve

DASHI 

Image

Gjithmonë janë joshës të mëdhenj dhe adhurojnë flirtin ballë për ballë, por as porositë nuk janë diçka e huaj. Do të mundohen të gjejnë ndonjë citat apo refren nga këngët që personit të dashur ia "thyejnë" gjunjët. Nëse dëshironi ta pushtoni Dashin, duhet të jeni të "çmendur" dhe të paparashikueshëm. 

DEMI

Image

Demat romantik pëlqejnë të luajnë dhe argëtohen përmes porosive. Ajo që është karakteristike për ta është se porositë e tyre nuk përmbajnë vetëm pjesë tekstuale, por edhe figura që shprehin ndjenjat. Nëse dëshironi ta pushtoni, përgatituni për shkrim maratonik. 

BINJAKËT

Image

Binjakët sharmantë janë mjeshtër në joshjen verbale, porositë ju shkojnë për dore. Porositë e tyre kanë shpirt, janë interesante dhe është kënaqësi të shkruani me ta. Nëse dëshironi t'i pushtoni, jini natyralë dhe mos dërgoni ese, por porosi të shkurta të ëmbla. 

GAFORRJA

Image

Gaforret pëlqejnë të shkruajnë dhe ndjenjat e tyre i transmetojnë përmes porosive, sepse përballë nuk kanë edhe aq guxim. Nëse dëshironi ta pushtoni një Gaforre, njihuni mirë përmes fjalëve, e më pas i lajmëroni për shoqërim "live". 

LUANI

Image

Luani shkruan vetëm kur duhet, sepse ata pëlqejnë kontaktin ballë për ballë. Por, nëse duhet, janë mjeshtër të vërtetë në shkrim, e më pas nuk mund t'ju bëni ballë shkrimeve. Nëse dëshironi ta pushtoni një Luan, jini origjinal dhe nga fjalët kaloni në vepra. 

VIRGJËRESHA

Image

Virgjëreshat udhëhiqen nga mantra "përse të humbet kohë e çmueshme duke shkruar kur gjithçka mund të thuhet ballë për ballë"? Kjo shenjë e horoskopit është shenjë që reagon dhe vepron. Fjalët boshe nuk e tërheqin. Nëse dëshironi ta pushtoni, ia thoni kur dëshironi të takoheni. 

PESHORJA

Image

Kureshtare dhe të paimagjinueshme, peshorja kënaqet duke imagjinuar porositë dhe duke të joshur përmes tyre. Pëlqejnë citatet nga këngët dhe librat dhe kryesisht duan t'i interesojnë personit me të cilin përshtatet. 

AKREPI

Image

Akrepat pëlqejnë të luajnë me fjalë, e më shumë pëlqejnë të joshen me porositë që kanë domethënie të dyfishtë. Pëlqejnë të luajnë dhe ta çmendin partnerin. Nëse dëshironi t'ju futeni nën lëkurë shkruani porosi që nuk mundet t'ju bëjë ballë, që i intigron më shumë. 

SHIGJETARI

Image

Aventurierët si Shigjetari pëlqejnë të filozofojnë, e me vetë këtë fakt edhe porositë e tyre janë interesante he intigruese. Pëlqejnë shkrimet jo të plota që mund t'i shohim si vardisje nëpër filma. Nëse dëshironi vëmendjen e një Shigjetarit jini të gatshëm për porosi edhe nga 24 orë. 

BRICJAPI

Image

Bricjapi tradicional më lehtë lëshohet përmes porosive, e sikur Gaforrja pëlqen të njihet përmes fjalëve. Kënaqet duke lexuar citatet dhe refrenet, por kur e duan dikë, shkruajnë sinqeritetin e tyre dhe në mënyrë të hapur për ndjenjat e tyre. 

UJORI

Image

Shpirti prej një artisti i Ujorit nuk pëlqen të luajë përmes fjalëve romantike, por me porosi dhe shaka, sidomos në ato që është e pamundur t'ia kthesh. Ujorët me siguri se do t'ju lumturojnë edhe me ndonjë fotografi, e për t'i joshur ata duhet të jeni origjinal sikurse ata. 

PESHQIT

Image

 

Peshqit pëlqejnë porositë dhe shkrimin dhe pikërisht kjo është mënyra që duan të joshen. Ata e dinë fare mirë çfarë dhe kur të shkruajnë, e nëse pëlqeni të shkruani pafund, lirisht kthejuni kësaj shenje.

 

(Kosova Sot)