Cila shenjë horoskopi është armiku juaj i përjetshëm?

  • 06 October 2017 - 10:17
Cila shenjë horoskopi është armiku juaj i përjetshëm?

Ne nuk mund të shkojmë mirë me këdo dhe çdokush nga ne ka një person që ia bën gjakun t’i vlojë. 
 

Mund ta urrejmë atë më shumë se gjithë të tjerët, sepse jemi ose të njëjtë ose shumë të ndryshëm.

Duke pasur një mosmarrëveshje e bën jetën interesante, ndaj më poshtë mund të shihni shenjat e horoskopit që janë “armiku juaj i përjetshëm”.

Image
Image

 

Dashi-Akrepi

Ju e urreni këdo që nuk mund të jetë i drejtë. Nuk i pëlqeni fjalët pas shpine, veçanërisht nëse nuk është bisedë e drejtpërdrejtë. Ju jeni të dy agresiv, por në mënyra krejtësisht të ndryshme. Ju nuk e kuptoni një akrep, kështu që kjo ju bën ta keni inat.

Image
Image

 

Demi- Binjakët

Një Dem thjesht nuk mund ta durojë dikë kaq të dyjëzuar. Pavendosmëria e Binjakëve është gjëja më jashtë bote për një Dem. Përveç kësaj, ju duken aq të paparashikueshëm, saqë ju trembin. Përpiqeni t’ua prisni rrugët dhe t’i mbani larg Binjakët. Kush fiton: Demi, sepse e di se çfarë do dhe nuk bie kurrë në kontraditë me veten.

Image
Image

 

Binjakët- Bricjapi

Ju flisni shumë, por një Bricjap nuk ju dëgjon. Dhe në ka diçka që nuk e duroni dot, janë njerëzit që duket se i dinë të gjitha. Por edhe ju, nga ana juaj, mërziteni pafund kur Bricjapi fillon flet. Kush fiton: Binjakët, sepse nëse Bricjapi fiksohet të zotërojë profesionin e tij, Binjakët janë gjithëlogët e horoskopit.

Image
Image

 

Gaforrja- Shigjetari

Ose Gaforrja dhe dikush që mund të ishte fare mirë ish-i i saj që e ka tradhëtuar. Një Gaforre nuk mund ta falë dikë të cilit i ka dhënë shumë, dhe ai e ka hedhur tutje. Thënë shkurt, një Shigjetar është i destinuar t’ia thyejë zemrën një Gaforreje, edhe sikur vetëm në shoqëri. Kush fiton: Shigjetari, sepse vazhdon jetën, kurse Gaforres do t’i duhet të rrijë edhe ca duke qarë vetëm, e mbyllur në dhomë.

Image
Image

 

Luani- Virgjëresha

Një luftë pushteti që nuk ka fund të lumtur. Luani do ndjekës që ta ndjekin verbërisht, ndërsa Virgjëresha do që çdo gjë të jetë e përsosur. Virgjëresha kërkon perfeksionin tek çdo njeri, dhe një Luan thjesht nuk është mësuar ta vënë në diskutim se është më i miri. Kush fiton: Virgjëresha, sepse ndërsa Luani grindet me veten përse Virgjëresha po e vë në dyshim primatin e tij, ajo ka arritur tek pika 20 e planit me 21 pika.

Image
Image

 

 

Shigjetari- Demi

Shigjetarit një Dem i duket i mërzitshëm, sepse Demi është krejt e kundërta e gjithçkaje që ju vlerësoni. Nëse dikush nuk arrin t’ju shkaktojë emocione, ç’e doni? Për ju është thjesht një gur që ju ka zënë rrugën. Kush fiton: Demi, sigurisht. Vetëm në qoftëse i është tiposur t’ju lërë të fitoni.

Image
Image

 

Virgjëresha- Gaforrja

Janë kaq moskokëçarëse, saqë një Virgjëreshë nuk mund ta përballojë. Gaforrja ndjek zemrën dhe jo mendjen, e për një Virgjëreshë ky është budallallëk. Ju e urreni rrëmujën, kurse Gaforrja thjesht nuk do t’ia dijë. Kush fiton: Gaforrja, sepse nuk do t’ia dijë.

Image
Image

 

Akrepi- Peshorja

Një Akrep ka gjithnjë ndjesinë se Peshorja po fsheh diçka. Nga jashtë duket kaq e përsosur, sa ju bën konfuzë. Jeni dyshues për atë se çfarë fsheh në brendësi. I urreni njerëzit e shtirur, dhe jeni të vendosur t’i bëni të vuajnë. Kush fiton: Akrepi. Me një kryeneçësi të paparë, një Akrep mund ta bëjë edhe një Peshore të pafajshme të konfliktojë, dhe dihet pastaj kush do të fitojë.

Image
Image

 

Peshorja- Ujori

Një armiqësi kaq e kamufluar. Në pamje të parë jeni miq të mirë. Por nuk e kuptoni si mundet dikush të jetë kaq i ftohtë, sa një ujor. Ju doni t’ju vlerësojnë, por një Ujor nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. Ndërsa i urreni në fshehtësi, nga jashtë përpiqeni t’ua fitoni zemrën. Kush fiton: Ujori, sepse nga ana e tij i kupton mirë qëllimet tuaja, dhe pa e kuptuar ju do t’ju mbajë në pozicionin e favorshëm për të.

Image
Image

 

Ujori- Luani

A nuk e keni marrë vesh akoma? Luani ka gjithmonë të drejtë! Por kjo është e papranueshme për një Ujor, që nuk e duron dot kur dikush e di veten si më i miri. Por çështja është se në këtë pikë jeni njësoj! Kush fiton: Asnjëri.

Image
Image

 

Bricjapi- Peshqit

Çfarë dreqin mendojnë këta të Peshqve? Një Bricjap nuk arrin ta kuptojë, sepse idealizmin dhe ëndërrimet e Peshqve i shikon si një dobësi. I duken krejtësisht të padobishëm! Kush fiton: Bricjapi, sepse ndërsa Peshqit ëndërrojnë, Bricjapi vepron.

Image
Image

 

Peshqit- Dashi

Jo shumë merr nën lëkurën tuaj. Ju jeni një person i hijshëm dhe fluturojnë nëpër jetë pa u shqetësuar. Sidoqoftë, e vetmja gjë që ju prish jashtë është agresive, do të thotë njerëzit. Pasioni dhe agresiviteti i Dashit është e vetmja gjë që ju bën të doni të luftoni.

 (Kosova Sot)