Paolo Fox: Si do të jenë ditët e fundit të shkurtit për 12 shenjat e horoskopit

  • 17 February 2018 - 16:52
Paolo Fox: Si do të jenë ditët e fundit të shkurtit për 12 shenjat e horoskopit

Dashi

Ju të lindurit e shenjës së Dashit nuk shquheni për durim, por megjithatë prania e Marsit në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë të pranoni realitetin dhe dukuritë ndaj të cilave zakonisht rebeloheni. Do të përballeni me njerëz që nuk i kanë idetë e qarta, por që nuk e kuptojnë se si ndikon kjo te të tjerët përreth tyre. Në fundjavë, falë dhe pozicionimit të Marsit dhe Venusit, mund t’ju soset durimi dhe të shfaqni shenja pakënaqësie. Gjithçka do të zgjidhet duke folur qartë.

Demi
Këtë javë do të jeni të përkëdhelur prej yjeve dhe do ta shikoni të ardhmen me optimizëm. Do të ndjeni kënaqësi shpirtërore, por do të udhëhiqeni prej logjikës. Nuk do të jeni skllevër të rregullave dhe do t’u provoni të gjithëve se liria është një forcë që mund t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë. Në fundjavë situata mund të jetë disi ndryshe, sepse, si pasojë e përballjes me dikë, ju do të zgjidhni dhe një herë të veproni të ndikuar prej emocioneve.
Binjakët
Nuk mund ta injoroni kurrsesi praninë e katër planetëve që favorizojnë shenjën tuaj gjatë kësaj jave. Por, ju do të ndiheni më të përkëdhelur prej Saturnit, duke mos i kushtuar shumë rëndësi ndikimit të Neptunit. Do të veproni në mënyrë racionale, duke bashkëpunuar me kë keni pranë, gjithmonë duke respektuar rregullat dhe në përshtatje me kontekstin. Në fundjavë do të ndiheni më të lirë nga barra e përgjegjësive dhe do të merrni veten nga lodhja.
Gaforrja
Edhe Gaforrja duket se bën pjesë në listën magjike të shenjave të favorizuara për javën në vazhdim. Prandaj do të ndiheni energjikë dhe nuk do t’i druheni përballjes me dikë. Përpiquni që të gjeni gjuhën e përbashkët me një person që ndoshta ju ka nënvlerësuar. Mbase gjërat nuk do të bëhen të qarta që në fillim, por rrini të qetë se në ditët në vazhdim do të ndjeni përmirësim. Falë mbështetjes së planetëve, do të ndiheni më të sigurt në vetvete.
Luani
Të gjithë planetët që ndikonin për keq në shenjën tuaj janë larguar, prandaj mund të merrni frymë të lehtësuar dhe nuk do t’ju mungojnë energjitë. Do të ndiheni më të pavarur dhe do të bëni biseda intelektuale me personat pranë jush. Me gjasë ka për të qenë një javë e këndshme dhe e qetë, e cila do të mbyllet bukur edhe falë aftësisë tuaj për të rregulluar gjithçka. Edhe në aspektin e ndjenjave gjithçka do të shkojë mirë dhe do të përjetoni një atmosferë magjike.

Virgjëresha
Thuhet se të lindurit e shenjës së Virgjëreshës japin më të mirën kur vjen puna për të fituar një sfidë, kur u duhet t’i japin zgjidhje një problemi. Dhe me siguri që sfidat nuk do të mungojnë, duke qenë se keni pesë planetë kundër. Duke filluar nga dita e mërkurë, do të përqendroheni në thelbin e gjërave dhe nuk do të merreni me hollësitë e parëndësishme. Në fundjavë do të kërkoni me çdo kusht qetësinë dhe do të ndjeni nevojën për t’u larguar prej gjithçkaje e kujtdo.
Peshorja
Këtë javë Marsi do të kalojë në shenjën tuaj, por nuk pritet të ndodhë ndonjë gjë shumë e rëndësishme. Ndikimi i Venusit nuk do të jetë i menjëhershëm, por më pas mund të ndiheni më të fortë. Aty nga mesi i javës do të ndjeni nevojën për t’u shpërqendruar, në mënyrë që të lehtësoheni disi dhe prej peshës së ndikimit të Saturnit. Fundjava do të jetë e paparashikueshme, e mbushur me raste për argëtim, por në aspektin e ndjenjave mund të hasni vështirësi.
Akrepi
Prania e katër planetëve në shenjën tuaj, përfshirë këtu dhe Jupiterin, do të ndikojë që të përjetoni një situatë të këndshme. Do të ndiheni mirë në shoqërinë e njerëzve optimistë, ëndërrimtarë. Në fundjavë, ama, diçka mund ta prishë magjinë e këtij momenti. Do të jetë Marsi, planeti juaj, i cili mund të ndikojë negativisht. Do të ndjeni nevojën që të angazhoheni më shumë, duke bërë që të prishet disi harmonia që ekziston mes jush dhe yjeve.
Shigjetari
Nga njëra anë është Marsi, që favorizon një stil jete të lirë, dhe nga ana tjetër veprojnë si kundërpeshë planetët e tjerë, të cilët ju pengojnë të veproni sipas dëshirës. Do të jeni shpesh në dilemë dhe do të ndjeni nevojën që ta harroni realitetin apo që t’i përkushtoheni më seriozisht një lidhjeje dashurie. Në fundjavë përpiquni që të mos tregoheni të ashpër me një mikun tuaj. Për fat, gjatë kësaj jave do ta keni të lehtë t’i arrini objektivat.
Bricjapi
Ndonjëherë duket sikur yjet na japin sinjale kontradiktore, por në fakt nuk është kështu. Mërkuri dhe Saturni ju diktojnë që të tregoheni të logjikshëm e të mendoni për të ardhmen. Por, falë bashkëveprimit të Venusit me Neptunin, ju mund të mos i keni shumë të qarta objektivat tuaja, sidomos në aspektin profesional. Do të përqendroheni më shumë te gjendja juaj shpirtërore, ndërsa në fundjavë Dielli do të ndikojë për mirë në shenjën tuaj.

Ujori
Po filloni të mësoheni tashmë me heshtjen e yjeve, ndryshe nga sezoni i kaluar gjatë të cilit ishit mjaft të angazhuar. Duket sikur nuk keni shumë lidhje me realitetin përreth jush, por falë ndikimit të Mërkurit java juaj do të jetë më e bukur dhe më stimuluese. Falë bashkëveprimit të Diellit dhe Saturnit, gjithçka do të shkojë mirë në aspektin e ndjenjave në fundjavë. Merrini gjërat me qetësi dhe mos u tregoni ambiciozë, sepse nuk është ky momenti i përshtatshëm.
Peshqit
Kjo do të jetë një javë mjaft e mbarë. Do të jenë të shumtë planetët që do të ndikojnë pozitivisht në shenjën tuaj dhe natyra juaj e çiltër do të dalë në pah. Do të ndiheni mirë, pavarësisht sjelljes serioze të atyre që keni pranë. Përpiquni të argëtoheni në fundjavë dhe të mos shqetësoheni për problemet që do t’ju duhet t’u jepni zgjidhje ditën e hënë. Shijojeni shoqërinë e atyre që, ashtu si ju, duan të ndihen të lirë dhe ta shohin të ardhmen me optimizëm.

(Kosova Sot)