FEMRAT KUNDËR MESHKUJVE

  • 20 February 2018 - 22:06
FEMRAT KUNDËR MESHKUJVE

DASHI

Pranë saj, një mashkull mesatar ndihet si femër, sepse ajo i bën të gjitha, madje dyfish më mirë se ju. Dhe, ajo gjithmonë do të punojë, të krijojë, të shpresojë dhe do t'ju inkurajojë edhe kur të tjerat ju thonë se jeni të dobët. Që në fillim fëmijët i mëson si të luftojnë për veten. Nga ju kërkon të besoni në vete, aq sa ju beson ajo juve.

DEMI

Krejt çfarë bën, e bën dyfish më mirë se ju. Besojani të hollat dhe jini të sigurt se e keni si në bankë, madje do t'i dyfishojë. Dhe kurrë mos mendoni se do t'ju braktisë kur e keni vështirë. Kjo është një femër që me kilometra nëpër shkretëtirë do t'ju mbante para duarsh. Kërkon dhurata, asgjë tjetër.

BINJAKËT

Krejt çfarë mendon, mendon së paku dyfish nga ju. Kur jeni me të, mos mendoni, gjithçka ia lini asaj në dorë. Me të secilën ditë do at përjetoni si një jetë të re. Ajo është një femër për të cilën banaliteti nuk ekziston. Dhe, po është plot befasi. Nga ju kërkon që nganjëherë ta befasoni. Fëmijët vijojnë dy shkolla paralele.

GAFORRJA

Krejt çfarë ndjen, e ndjen dyfish më intensive se ju. Me të në fund do ta dini çfarë do të thotë të keni një femër të vërtetë. Di t'jua ndezë ndjenjën e zjarrta. Me të keni gjithç- ka … nga komedia, përmes dramës e deri te horrori. Do të jetoni në një shtëpi me plot peizazh, me gjellë të ndryshme. Për të fëmijët janë të shenjtë.

LUANI

Krejt çfarë është ajo, është ajo që kurrë nuk do të shpresonit të ishte. Sepse ajo është jeta juaj, drita juaj. Me të nuk jeni njeri i zakonshëm, jeni një super njeri, sepse ndryshe nuk do të kishin një femër si ajo pranë vetes. Do ta adhuroni. Krejt çfarë bën për juve, e bën me zemër. Nuk do të takoni një femër që do t'ju dashurojë sikurse ajo. Kur zemërohet, është më e bukura në botë. Kërkon ta adhuroni.

VIRGJËRESHA

Krejt çfarë di, di dyfish më mirë se ju. Jeta do të jetë e lirë nga iluzionet dhe nuk do të ekzistojë asgjë tjetër në botë që ju del në rrugën e suksesit. Me të do të keni karrierë të madhe. Kjo është femra që ju lë të merreni me gjërat tuaja, pa insistuar. Dashurinë e tregon në vepra, jo me fjalë. Nga ju kërkon t'ia shtoni vlerën.

PESHORJA

Ajo e di fare mirë se çfarë është rehatia dhe harmonia, madje dyfish më mirë se ju. Ajo është e fortë si çelik kur duhet t'i heqë pengesat nga rruga dhe ua kthen besimin në vete. Ju e dini se ajo merr frymë për juve dhe pa të jeni gjysmë njeri. Është e bukur shumë. Fëmijët i mëson që në fillim për ligjin, i mëson se babai është ligji.

AKREPI

Ajo nuk është femër, por magjistare që ju ka pushtuar që nga momenti i parë. Dhe jini të sigurt, paraprakisht ju njeh dyfish më mirë. Për t'ju lumturuar, ju ngrit në majat e larta të përmbushjes, e ju nuk do të jeni më njeri i zakonshëm me të. Nëse është për ngushëllim, edhe jetën do ta jepte për juve. Tregoni se ai vleni.

SHIGJETARI

Ndoshta ju mendoni që edhe keni pak fat, por të jeni të sigurt se ajo është trefish më fatlume se ju. Ajo është e shkathtë, e zonja, e rëndë- sishme. Me të do të jeni të lumtur, të plotësuar dhe më të pasur se kurrë deri më tani. Një është e sigurt, jeta me të është aventurë. Ajo është e sinqertë, fëmijët i ka plot entuziazëm dhe besim.

BRICJAPI

A e dini para kujt qëndroni? Jini të sigurt se do të gjunjëzoheni kur ta kuptoni se para kujt po qëndroni? Kjo është një femër që secilit ia thyen kurrizin. Me të secila ditë bëhet gjithnjë e më e mirë se tjetra, e ditën tjetër e kuptoni se nga një bretkosë jeni shndërruar në princ që kënaqet me autoritetin përreth vetes.

UJORI

Kur ta njihni këtë zonjushë, do të ndiheni se ishit një i burgosur që përfundimisht e keni ndier shijen e lirisë, frymëmarrjes. Asgjë mos u brengosni, nuk j nevojitet asgjë tjetër, tashmë e keni atë. Por, ajo nuk ju takon vetëm juve, ju takon të gjithëve, askujt. vëllai apo motra juaj.

PESHQIT

Ja një femër që është gjithçka, por prapë asgjë. Krejt çfarë është, është ajo që keni dashur të jetë gjithmonë - por atë kurrë nuk mund ta keni. Ajo ju rrëshqet si një sirenë që ju josh e më pas futet në fund të oqeanit. Vetëm më të guximshmit mund të depërtojnë aq thellë. Ndoshta jeni ju? Duke qenë e gjithanshme nga ju për çdo ditë krijon një njeri të ri. Për të nuk ka rast të dështuar. Nga ju kërkon vetëm të kujdeseni për të.

(Kosova Sot)