ÇFARË E BËN TË LUMTUR PARTNERIN TUAJ, FSHEHTAS, SIPAS SHENJËS SË ZODIAKUT

  • 24 April 2018 - 17:40
ÇFARË E BËN TË LUMTUR PARTNERIN TUAJ, FSHEHTAS, SIPAS SHENJËS SË ZODIAKUT

A dëshironi ta dini se çfarë e bën të lumtur partnerin në mënyrë sekrete bazuar në shenjën e Zodiakut? Nëse e dini se çfarë e bën atë të lumtur, atëherë e njihni mirë por, çfarë nëse nuk e njihni më së miri?

DASHI

Dashin në mënyrë të fshehtë e bëni të lumtur kur ata e shohin se partneri i bën rreth njëzet gjëra të ndryshme në të njëjtën kohë, krejt me sukses. Detyrat e shumta për dikë ndikojnë mirë për zemrën tjetër.

DEMI

Një Dem bëhet i lumtur nga gjithçka që e bën rehat. Ideja e tyre për të pasur një mbrëmje të përsosur është ushqimi i gatshëm kinez në sofë, kompletuar me verë dhe me "Netflix"!

BINJAKËT

Binjakët janë të lumtur dhe të stimuluar kur kënaqen në një bisedë të mirë. Nuk ka lidhje se çfarë bëni për aq kohë sa diskutimin e mbani të ndezur.

GAFORRJA

Një Gaforre mund të bëhet e lumtur nga të gjitha shenjat e vogla që nganjëherë kalojnë pa u vërejtur. Gjërat si mbajtja për dorë, një përqafim i gjatë, që të gjitha këto janë më shumë se romantike dhe proklamim i madh i dashurisë.

LUANI

Luanët pëlqejnë të shoqërohen me njerëzit, kështu që nëse mendoni një Luan të bëhet të ndihet i veçantë dhe i lumtur, atëherë duhet të organizoni një ndejë të madhe me darkë, bashkë me miqtë dhe familjen.

VIRGJËRESHA

Virgjëreshat për nga natyra pëlqejnë kafshët shtëpiake, kështu që një natë me personin që e dashurojnë dhe kafshën që e pëlqejnë do t'i bëjnë të lumtur, madje shumë të lumtur sa s'ka më shumë.

PESHORJA

Interesant, Peshoret mund të bëhen të lumtura nga shumë gjëra. Asgjë e madhe, por gjëra si ato kur e qerasni me një kafe apo një ëmbëlsirë, kur të dilni edhe për të shëtitur në natyrë, apo të shikoni një film në një natë të hapur.

AKREPI

Akrepat janë të çoroditur, kështu që janë të lumtur duke bërë gjëra duke ju ngacmuar përmes flirtit, duke bërë humor me miqtë apo duke lozur gjithë natën si dhe duke pasur një debat të lehtë me personin e dashur.

SHIGJETARI

Mënyra për të arritur te zemra e Shigjetarit është përmes barkut të tij. Asgjë nuk do t'i bëjë më të lumtur se sa të shkojnë në një restorant të ri dhe të provojnë shujtat që kurrë nuk i kanë shijuar më parë.

BRICJAPI

Bricjapit i pëlqen të ketë kohë për veten e tyre, kështu që nganjëherë, kështu që më e mira që mund të bësh për të është ju të dilni një natë për të shëtitur me miqtë, për ta lënë atë krejt vetë me pajisjet e veta.

UJORI

Një Ujor mund të bëhet vërtet i lumtur kur të tjerët i bën të lumtur. Me këtë në mendje, përse mos ta inkurajoni që të bëjë paksa punë vullnetare apo të merret me vepra të vogla në të mirë të qytetit.

PESHQIT

Mësimi dhe dija janë ato që e bëjnë një Peshk të lumtur. Ky mësim mund të jetë i secilës fushë, nga mësimi i një gjuhe të huaj e deri te marrja pjesë në një sport të ri, e deri te tentimi për ta zotëruar një instrument të ri. 

(Kosova Sot)