Shenja e Zodiakut të partnerit tuaj zbulon tiparet më të papërmbajtshme dhe si të merreni me të

  • 29 May 2018 - 18:37
Shenja e Zodiakut të partnerit tuaj zbulon tiparet më të papërmbajtshme dhe si të merreni me të

Të dashurohesh në dikë është punë e hatashme. Por, pa marrë parasysh sa e dashurojmë personin tjetër, kjo nuk do të thotë se gjithçka është e përsosur.

DASHI

Nëse jeni me një Dash, duhet ta dini se mund të drejtohet shumë ndaj vetes. Natyrisht, ata kanë pasion, por shpeshherë harrojnë se njerëz tjerë janë të pranishëm dhe atëherë fokusohen në vete. Shpesh planifikojnë të marrin pjesë në të gjitha ngjarjet, shpesh nuk ka kohë për juve. Përkujdesuni që paraprakisht t'i planifikoj gjërat.

DEMI

Derisa Demi është partneri shkëlqyeshëm, kompromisin nuk e ka anë të fortë, që i bën të vështirë. Mund të jenë kokëfortë edhe kur bëhet fjalë për gjërat më qesharake. Puna më e mirë që mund të bëni është të provoni të theksoni se sa të rëndësime e keni për të dëgjuar arsyen.

BINJAKËT

Natyrisht se mund të jenë energjik dhe argëtues, por nganjëherë sensi i tyre për humor mund të jetë sarkastik paksa, e jo të gjithë mund ta durojnë. Po ashtu janë cinik dhe kanë pak durim dhe duhet të gjeni mënyrën ta kuptoni se nuk është sulm personal në juve.

GAFORRJA

Gaforret brengosen për të tjerët, edhe kur lëndohen, e këtë e marrin shumë personale. Ata refuzojnë të lëshojnë emocione të tilla, kështu që duhet të merreni me ndjenja të tilla. Ata do të provojnë t'i fshehin, por do të shfaqen atëherë kur më së paku e prisni. Nëse dëshironi t'ju ndihmoni, le të hapen dhe të flasin për të kaluarën.

LUANI

Mund të jetë vështirë të merreni me një Luan, sepse janë shumë shoqëror dhe shpesh nuk duan të kalojnë kohën vetëm me një person. Kanë aq shumë miq dhe pëlqejnë ta kalojnë kohën me të gjithë. Nëse dëshironi të kaloni me të një për një, ky është kufizim për ta. Për ta takuar vetëm duhet të rezervoni kohë.

VIRGJËRESHA

Për njerëzit ata kujdesen si për jetën e tyre, por me fat që jeni lëshuar në një rreth të tillë. Ata janë të mbyllur dhe ndihen nervoz në shoqërinë e njerëzve të rinj dhe ju duhet shumë kohë që dikujt t'ia japin besimin. Krejt çfarë mund të bëni është të keni durim.

PESHORJA

Ata janë të prirë ta vendosni atë maskën e 'lumturisë' në fytyrën e tyre, por kjo mund të jetë frustuese për njerëzit e afërt që duan ta dinë se çfarë në fakt ndjejnë. Duke tentuar të shmangin grindjet, ata mund të bëhen agresivë dhe nuk është e lehtë të merreni me të. Për t'i ndihmuar, mësoni shenjat e tyre joverbale që e zbulojnë kur është i lumtur me maskë e kur pa maskë.

AKREPI

Me sa duket, Akrepat kanë më shumë emocione sesa njerëzit tjerë. Ata ndjejnë gjithçka, më shumë se partneri i tyre e shpesh kjo mund t'ju duket dramatike. Të jesh me një person dramatik mund të jetë e vështirë, por puna më e mirë është ta dëgjoni dhe të tentoni ta kuptoni botën nga këndvështrimi i tyre.

SHIGJETARI

Ata nuk kanë fare durim dhe shpejt mund t'ju mërziten, kështu që nuk është aspak e lehtë ta shtyni një Shigjetar në një lidhje të gjatë. Shpesh merren me humor të zi që mund të mos jetë aspak i rehatshëm, por mënyra më e mirë për t'i ndihmuar është të ndihen ata mirë dhe rehat, me gjërat e reja, si pikniku dhe shëtitjet.

BRICJAPI

Bricjapi është i aftë ta fikë anën emocionale dhe të përqendrohet vetëm në qëllimet e veta, por nuk e kupton gjithmonë se po e bën këtë. Si partneri tij, mund ta vëreni se gjithmonë është i zënë me projekte tjera dhe mund të jetë frustuese të jetë në vend tjetër. Bisedën drejtojeni në emocione e kështu mund t'i ndihmoni.

UJORI

Paparashikueshmëria është diçka aspak e këndshme në një lidhje, sepse mundet të variojë nga udhëtimet e papritura romantike derisa të frustrimet e pamundësisë së aplikimit të një planit. Ata shmangin rutinën dhe shkaku i kësaj mund të mos duken se brengosen. Qasja emocionale nuk funksionon me ta, kujdes, duhet të keni një argument logjik.

PESHQIT

Peshqit vuajnë nga dyshimet. Ju duket se nuk po vlerësohen dhe është e vështirë ta shikosh dikë të cilin e pëlqen, të kalojë nëpër një fazë si kjo. Duhet t'i ndihmoni ta pranoni ashtu siç është dhe ta kuptojë sa shumë e dashuroni.  

(Kosova Sot)