SHPIRTI I PËRSOSUR BINJAK PËR SECILËN SHENJË TË ZODIAKUT

  • 05 June 2018 - 19:50
SHPIRTI I PËRSOSUR BINJAK PËR SECILËN SHENJË TË ZODIAKUT

DASHI

Shpirti binjak i Dashit: Person argëtues, plot vetëbesim që mund ta mbani hapin me të. Dashi ka personalitet agresiv - argëtues dhe pëlqen të jetojë shpejtë. Nuk ka kohë për depresion dhe i nevojitet partneri që mundet ta përcjellë. Shpirti binjak ideal për të që ka vetëbesim të lartë dhe nuk ka frikë të rrezikojë. Shpirti binjak potencial: Dashi, Luani, Shigjetar, Binjakët dhe Ujori.

DEMI

Shpirti binjak e Demit: Person besnik dhe romantik që është fokusuar vetëm në të. Personit të duhur Demi i qëndron besnik deri në fund. Por i duhet dikush që mund t'ia kthejë të mirën dhe ndjenjën e fortë të besnikërisë. Shpirti binjak për të është dikush që nuk luan lojëra. Ai nuk ka kohë për këtë. Ai pëlqen personat romantik që e bën të ndihen unik në botë. Shpirti binjak potencial: Gaforrja, Bricjapi, Virgjëresha dhe Peshqit.

BINJAKËT

Shpirti binjak i Binjakëve: Dikush inteligjent, me sens për humor dhe mjaftueshëm në mënyrë që gjërat të ishin më ndryshe. Binjakët janë shumë nareli kur bëhet fjalë për partnerin e tyre, kështu që duhet të ndiheni të veçantë nëse ju zgjedhin. Ndihmon vetëm pak jeni më ndryshe sa për të mos qenë të mërzitur. Shpirti binjak potencial: Luani, Peshorja, Dashi dhe Ujori.

GAFORRJA

Shpirti binjak i Gaforres: Inteligjent, shpirt i butë dhe i ndjeshëm me zemër të ndjeshme. Gaforrja ka zemër të madhe dhe shumë dashuri për të ofruar, por nëse dëshironi ta pushtoni, duhet t'ia ktheni shërbimin. I duhet dikush inteligjent për t'ia pushtuar mendjen, për t'u ndier të veçantë dhe të dashur. Partneri i tyre duhet të jetë i butë dhe i ndjeshëm. Shpirti potencial binjak: Akrepi, Demi, Peshqit dhe Virgjëresha.

LUANI

Shpirti binjak i Luanit: Dikush që është i sigurt në vete, i aftë për të pasur vëmendjen e tij. Luani tërhiqet nga personat misterioz. Ai pëlqen dikë që është gati për aventurë dhe dikë që nuk ia ka frikën rrezikut. Por, dëshiron dikë që ka vëmendjen dhe që është i lumtur me atë që i pason. Shpirti potencial binjak: Binjakët, Peshorja, Shigjetari dhe Dashi.

VIRGJËRESHA

Shpirti binjak i Virgjëreshës: Dikush i sofistikuar, ambicioz dhe krejt i përkushtuar, i sofistikuar sikur një verë luksoze franceze. Ai person po ashtu duhet të jetë i shoqërueshëm, e jo si dikush që gjithë ditën rri dhe nuk arrin pothuajse asgjë. Para së gjithash, Virgjëresha ka nevojë për dikë që është besnik në lidhje siç është ajo vet. Shpirti potencial binjak: Akrepi, Bricjapi, Gaforrja dhe Demi.

PESHORJA

Shpirti binjak i Peshores: Dikush që duket mirë, që është i mençur dje plot vetëbesim. Peshorja ka standarde të larta kur dashuria është në pyetje dhe nuk pranon gjithçka. Shpirti binjak i saj duhet të duket bukur, mendje plot dhe vetëbesim. Pëlqejnë bukurinë fizike sepse kanë sy për estetikë. Duan dikë që e dinë se çfarë dëshirojnë. Shpirti potencial binjak: Binjakët, Ujori, Shigjetari dhe Luani.

AKREPI

Shpirti binjak i Akrepit: Dikush që mund t'ia plotësojë dëshirën e tyre për pasion dhe intensitet. Kur jeni me Akrepin, dashuria e tij është e thellë, intensive dhe e plotë. Nuk duhet ta sfidoni dhe ta ushqeni pasionin e tij. Shpirti binjak i tij është shpirti i thellë, person me imagjinatë, por jo dikush që i hap të gjitha letrat përnjëherë. Pëlqejnë misteret dhe intrigat. Shpirti potencial binjak: Peshqit, Virgjëresha, Bricjapi dhe Gaforrja.

SHIGJETARI

Shpirti binjak i Shigjetarit: personat mendje hapur dhe me shpirt të lirë që nuk tenton ta ndryshojë. Shigjetari vlerëson lirinë e vet dhe pavarësinë dhe nuk ju duhet dikush që ju bie në qafë. Shpirti binjak i tyre duhet të pëlqejë argëtimit. Nuk pëlqejnë rregullat e pafund dhe rutinën e as mos t'ju shërbejë dikujt si objekt. Ju duhet dikush që mund ta marrin me vete, e jo dikush që ua prenë krahët. Shpirti potencial binjak: Luani, Ujori, Dashi dhe Peshorja.

BRICJAPI

Shpirti binjak i Bricjapit: Eleganca dhe shpirti intrigues me stil që mundet ta okupojë mendjen dhe t'i mbetet besnik deri në fund të jetës. Partneri i tij ideal flet shumë kur bëhet fjalë për dashurinë. Partneri i tij duhet të jetë krenar për atë që është. Po ashtu, do të duhej të jetë besnik dhe të llogaritë në të. Shpirti potencial binjak: Peshqit, Demi, Virgjëresha dhe Akrepi.

UJORI

Shpirti binjak i Ujorit: Person i përkushtuar që pëlqen argë- timin, që ka talent në kuzhinë. Shpirti ideal i Ujorit duhet të ketë personalitet. Po ashtu i pëlqen humori. Nëse e bëni të qeshë, do të mendojë vetëm për juve. Nëse dini të gatuani, ky është plus i madh, sepse kënaqet në ushqim. Shpirti potencial binjak: Peshorja, Dashi, Binjakët dhe Shigjetari.

PESHQIT

Shpirti binjak i Peshqve: Person i bindur me mendje kreative. Peshqit jetojnë në botën e tyre dhe kurrë jetën nuk e kuptojnë aq seriozisht. Shpirti i tyre binjak është me dozën e sinqeritetit dhe me mendje kreative. Më së shumti krejt nga gjithçka nuk mund të lidhet thellë në mënyrë të menduar. Shpirti potencial binjak: Gaforrja, Bricjapi, Shigjetari, Akrep.

 

(Kosova Sot)