SI TA KUPTONI SE AI PO E FSHEH XHELOZINË NGA JU

  • 03 July 2018 - 12:46
SI TA KUPTONI SE AI PO E FSHEH XHELOZINË NGA JU
Nëse keni qenë në disa lidhje të ndryshme në jetën tuaj, jemi të sigurt se do të jeni të vetëdijshëm për faktin se, përkundër qëndrimit gjenerik, meshkujt nganjëherë dinë të jenë të komplikuar. Ata i fshehin emocionet. Një emocion i tillë që jo gjithmonë shfaqet është xhelozia. Ata nuk e pranojnë se janë xheloz. Ja si ta kuptoni kur një mashkull në mënyrë të fshehtë është xheloz bazuar në shenjat e Zodiakut.

DASHI Kur ai është xheloz, ai do të tentojë ta fshehtë atë duke u vërë në bazë një person krejt më ndryshe. Do të jeni në gjendje ta vëreni këtë ndryshim menjëherë, sa hap e mbyll sytë.

DEMI Ai do të tentojë ta ruajë xhelozinë e tij duke krijuar një distancë midis juve të dyve, që është e pazakontë sepse ai zakonisht ju ngjitet juve dhe është shumë i dashur.

BINJAKËT Ai shpesh është shumë i mirë në tregimin apo shfaqjen e emocioneve të tij pozitive, por nëse ka shenjë xhelozie, ai do të mbyllet në veten e tij dhe se d të jetë shumë i heshtur kur zakonisht është shumë orator.

GAFORRJA Ai di të jetë i hallakatur në kohën më të mirë, por kur është xheloz, ai do të jetë edhe më i çrregullt se sa normalisht. Shiko me kujdes ndryshimin e tij të disponimit.

LUANI Ai e mban zemrën e tij nën mëngë, kështu që për fat të keq kur ai ndihet xheloz, do të manifestojë m faktin se do të jetë i vrazhdë me juve.

VIRGJËRESHA Reagimet e tij të menjëhershme ndaj xhelozisë do të ndodhin duke fshehur emocionet e tij nga ju dhe të shtiret se qëndron stoik, kështu që duhet të keni kujdes, nuk do të jeni në gjendje as ta dalloni.

PESHORJA Peshoret gjithmonë provojnë t'i kthejnë emocionet përreth jush, kështu që mos u befasoni ta shikoni të fillojë të bëjë gjëra që në shkëmbim edhe juve ju bëjnë xheloze.

AKREPI Akrepat janë përplot me emocione, kështu që nuk ka shumë sekret në lidhje me xhelozinë e tij. Ai nuk do të jetë në gjendje ta fshehë atë dhe me gjasë do të përfundoni shpejtë duke pasur një konfrontim me të.

SHIGJETARI Mohimet janë ajo që e dallojnë një Shigjetar kur është xheloz, kështu që ai ndoshta as nuk e dallon se është i tillë deri në minutën e fundit kur të fillojnë të vlojnë gjërat.

BRICJAPI Do ta vëreni që një Bricjap do të fillojë të jetë gjithnjë e më i thartë sa më shumë që të shtohet xhelozia. Janë të prirë ta krahasojnë veten negativisht me të tjerët kështu që kini kujdes nga disa komente të hidhura.

UJORI Ujorët në fakt nuk kënaqen kur janë xheloz as se janë xheloz, nuk është diçka që i lumturon, kështu që do ta vëreni se do të mundohet ta bëjë më të mirën për të dalë nga ky vorbull.

PESHQIT Ai do ta gjejë një mënyrë që xhelozinë ta bëjë për vete, qëndrimi ndaj vetes e bën të mendojë se është i dashur i tmerrshëm, kështu që kujdes nga mungesa e disponimin dhe e vetëbesimit. 

(Kosova Sot)