Shenjat e horoskopit që kanë fytyrë engjëlli, por janë djalli vetë!

  • 09 July 2018 - 14:40
Shenjat e horoskopit që kanë fytyrë engjëlli, por janë djalli vetë!

Disa nga shenjat e zodiakut janë më të kapshëm se pjesa tjetër kjo pasi jo vetëm udhëhiqen nga intuita por edhe pasi janë të lindur me një dhunti të veçantë.

Të gjithë reagojmë ndryshe në situata të ndryshme, por këto shenja nuk frenohen dot kur bie fjala për të treguar anën e errët të vetes.

Kur kjo intuitë i zgjohet, bëhen të rrezikshëm, kujdes këta janë tre “shpirtligjtë” më të mëdhenj të Zodiakut!

Gaforrja

Edhe pse janë të njohur si emocionuesit më të mëdhenj, shumica besojnë që njerëzit e lindur në shenjën e Gaforres janë shumë të rrezikshëm.

Dhe nuk janë në lajthitje – më së shumti persona të cilët kanë bërë krime nga afshi janë të lindur bash në këtë shenjë, ndërkaq ekspertët thonë që për çdo gjë fajtor është jostabiliteti i tyre emocional dhe psikik, i cili gjithashtu është karakteristikë e shenjës horoskopit – Gaforres.

Virgjëresha

Njerëzit e lindur në shenjën e Virgjëreshës zakonisht janë paqedashës, ecin linjës së rezistencës më të vogël dhe dëshirojnë që çdo problem ta zgjidhim me kompromis, pa grindje dhe pa shamatë. Mirëpo, kur tek ata zgjohet forca e errët për çfarëdo shkaku, do t’ju shkelin sa çel e mbyll sytë!

Astrologët thonë që kjo është tipike posaçërisht për femrat e shenjës së Virgjëreshës, ndërkaq problemi më i madh është që veprat e tyre të këqija i bëjnë pa lënë asnjë gjurmë, me taktikën e planifikuar me kujdes, kështu që në fund mbase edhe nuk e kuptoni kush ju ka “hipur në kokë”.

Akrepi

Gjithë helmin të cilin Akrepi e fsheh ashpërsisht do ta ndieni në lëkurë nëse u gjendeni në rrugë apo përpiqeni t’i dëmtoni.

Kjo shenjë është paksa më e rrezikshme se Gaforrja, mirëpo sipas indiferencës, shpirtligësisë dhe mungesës së ndjenjës së fajit dhe brejtjes së ndërgjegjes akoma janë të paprekshëm! Është e vështirë ta studiosh dhe ta kuptosh, është tmerrësisht i fshehtë. Di të hipnotizojë dhe të tregojë se është dominues.

Kanë aftësinë për të zbërthyer personalitetin e tjetrit që në takimin e parë dhe të zbulojnë synimet e tyre të vërteta. Janë të aftë të dallojnë kur dikush nuk tregohet i sinqertë dhe ka qëllime negative ndaj jush.

Intuita e brendshme është një aftësi e mrekullueshme e gjendur me doza të forta tek disa shenja specifike të zodiakut,

Zëri i brendshëm u flet vetëm këtyre shenjave shumë qartë!

Shigjetari

Shigjetari e ka shumë të zhvilluar intuitën kur janë në një gjendje meditimi dhe reflektimi. Duhet të dilni nga kaosi për të marrë një vendim dhe në momentin kur jeni në qetësi arrini të degjoni intuitën tuaj.

Natyra juaj implulsive turbullon intuitën tuaj dhe shpesh herë mund të nxitoheni vetëm sepse nuk arrini të dëgjoni zërin e brendshëm.

Peshqit

Peshqit është shenja e tretë dhe e fundit që ka shumë të zhvilluar intuitën. Është një shenjë mendimtare që ndjek zemrën! Më shumë se logjikës i beson intuitës, e mirë bën, sepse rrallë herë mund ta lërë në baltë.

(Kosova Sot)