Si ta lehtësoni ndarjen, sipas shenjës së tij të Zodiakut

  • 25 September 2018 - 19:49
Si ta lehtësoni ndarjen, sipas shenjës së tij të Zodiakut

Qofshin në mënyrë miqësore apo të zhurmshme, ndarjet kurrë nuk janë të mira. Ju mund të jeni i braktisuri apo ai që braktis. Ja këshillat si ta bëni ndarjen më të lehtë në bazë të shenjës së tij të Zodiakut.

DASHI

Ai ka temperament kokëfortë, kështu që prini eksplodim pa marrë parasysh si i bëni gjërat. Gjëja e mirë është, megjithëse, sa më shpejtë e bëni, më i shpejtë do të jetë shpërthimi i tij dhe më shpejtë merr fund.

DEMI

Ai është lloji i djalit që kurrë nuk e inicion ndarjen, edhe nëse gjërat janë larg se mund të riparohen. Nëse jeni me një Dem, jeni ju ata që duhet ta bëni ndarjen.

BINJAKËT

Ai është lloji i djalit që do ta rimendojë një gjë deri në vdekje, kështu që duhet pasur kujdes për fjalët që i zgjidhni, sepse ai do ta analizojë ndarjen me muaj të tërë.

GAFORRJA

Ai është një shpirt i ndjeshëm me tendencën se do të ndaheni shpesh e bashkoheni shpesh, kështu që me gjasë do të ndaheni nja dy apo tre herë para se ndarja të shfaqet përfundimisht.

LUANI

Do të dëshironit të shmangni lëndimin e krenarisë së tij me çdo kusht, vetëm për ta shmangur dramën tipike të një Luanit. Provoni me "nuk e ke fajit ti, por unë", vetëm për të mos luajtur egon e tij.

VIRGJËRESHA

Ai është përmirësues i lindur, kështu që ai do të mundohet t'i bëjë gjërat mirë e më mirë para se të mposhtet. Ju vetëm duhet të jeni të fortë në vendime tuaja kështu që ai ta shikojë se i ke dhënë fund.

PESHORJA

Ai nuk i pranon dështimet, kështu që do të tentojë të dilni deri te fundi i hidhur, por ju duhet të qëndroni stoik në ballë të lutjeve të tij, sepse e di se lidhja ka dalë nga kursi.

AKREPI

Ai është kaq hipnotik dhe karizmatik kështu që do ta keni të vështirë të ndaheni me të ballë për ballë. Nëse keni frikë se ai do të jetë në gjendje ta bisedojë ngjarjen, atëherë do të duhet që gjërat t'i bëni përmes telefonit.

SHIGJETARI

Ai është lloji i djalit që i duhet e dashura e tij që të jetë në të njëjtën faqe si ai, kështu që lidhjes mund t'i jepni fund duke ia shpjeguar se jeni në dy vende të ndryshme dhe se të dy meritoni diçka më mirë.

BRICJAPI

Ai në mënyrë ekstreme është i dhënë pas detajeve, kështu që ndarjen duhet ta planifikoni mirë e mirë, në mënyrë që ai ta pranojë faktin se çfarë po ndodh përreth tij.

UJORI

Ai është në linjë dhe është shumë i ndjeshëm me ndjenjat e njerëzve tjerë, kështu që, kur ia thoni se ju duhet liria në këtë kohë, ai e pranon më mirë se kur ia thoni një fjalë të vetme: "ka marrë fund".

PESHQIT

Një ndarje e pastër është ajo më e mira për Peshqit. Jepuni fund gjërave me të dhe e hiqni komplet nga jeta juaj. Mos e bëni largimin tuaj duke u shfaq.

 

 

(Kosova Sot)