Femrat e lindura në këto pesë shenja horoskopi, nuk do të kthehen asnjëherë tek ish i dashuri

  • 13 October 2018 - 11:51
Femrat e lindura në këto pesë shenja horoskopi, nuk do të kthehen asnjëherë tek ish i dashuri

Ndarjet nxjerrin në sipërfaqe shpeshherë ndenja të caktuara, të cilat as që i dinim se i kishim. Disa persona megjithatë janë më të lëkundur dhe dashuria për ish partnerin është mjaftueshëm e fortë sa për t`i shtyrë sërish drejt krahëve të tij, shkruan Bordo.al.

Por kjo nuk ndodh me femrat e këtyre pesë shenjave:

Luani – ashtu sic e thotë dhe emri vetë, të lindurat e kësaj shenje janë dominuese në shumë aspekte të jetës; kanë besim tek vetja dhe duan të trajtohen si “mbretëresha“. Nëse lëndohen, do të bëjnë të pamundurën të tregojnë se janë të forta.

Akrepi– nuk do ta hedhin më kurrë shikimin prapa. Nuk do t`i japin asnjë shans ish të dashurit

Shigjetari– për këtë shenjë, jeta kalon shpejt ndaj mënyra më e mirë për ta jetuar është të mos shohësh nga e kaluara, pavarësisht situatës. Nuk kanë asnjë predispozitë për të ofruar një shans të dytë.

Bricjapi– janë njerëz që njihen për dëshirën që t`i kenë gjërat nën kontroll, sidomos kur flitet për marrëdhëniet. Nëse arrin të gënjesh një Bricjap, nuk ka për të ta falur kurrë.

Ujori– femrat e Ujorit nuk para i shfaqin emocionet e tyre, por një gjë është ë sigurtë: nuk bëjnë kurrë kompromise.

(Kosova Sot)