Në çfarë mënyre shenja juaj e Zodiakut i mbijeton zemrës së thyer

  • 13 November 2018 - 17:18
Në çfarë mënyre shenja juaj e Zodiakut i mbijeton zemrës së thyer

Thyerja e zemrës nga personi i dashur. Ja disa nga mënyrat se si shenjat e Zodiakut i mbijetojnë ndarjes.

DASHI

Zemrën e thyer e lehtësoni duke kujtuar momentet kur ishit të lumtur në lidhje. Kjo ju ndihmon të shëroheni dhe tregoni se gjërat jo gjithmonë ishte keq.

DEMI

Ju punoni në ndreqjen e zemrës tuaj të thyer duke zgjedhur të ringjallni disa nga ikësit tuaja dhe lidhjet tjera që i keni lënë nga anash që në momentin kur ishit çift.

BINJAKËT

Filloni të mësoni dhe lexoni për gjithçka. Përcaktoheni për hobi të reja dhe kaloni shumë kohë dhe fuqinë e trurit në përsosmërinë e shkathtësive të reja që ju ndihmojnë të mbeteni të fokusuar diku.

GAFORRJA

Ju ktheheni njerëzve që i doni dhe ju besoni më së shumti për t'ju ndihmuar të kaloni gjendjen. Ata janë të vetmit që e dinë saktë se çfarë ju duhet.

LUANI

I mbijetoni ndarjes duke lënë dëshirën natyrale që keni për t'i mbajtur gjërat gjithmonë nën kontroll. Nuk ka asgjë përthyerjen e zemrës që është në kontroll, kështu që vetëm sa e përkeqësoni gjendjen.

VIRGJËRESHA

Ju shëroni zemrën e thyer duke kaluar kohë me mendimet tuaja, duke tentuar ta bashkoni veten tuaj pjesë për pjesë pa intervenimin e njerëzve që mendojnë mirë, por nuk ishin në lidhje.

PESHORJA

Duhet të kaloni rrugë të gjatë e më pas të ktheheni krejt në fillim, kështu që mos tentoni t'i fshihni ndjenjat tuaja, se jeni të shqetësuar dhe jeni në depresion.

AKREPI

Ju mbijetoni duke u fokusuar në udhëtimet tuaja për t'iu kthyer lumturisë e jo ta drejtoni gjithë zemërimin nga ish-i juaj. Sa më pak që ai është në mendjen tuaj, aq më shpejt do ta tejkaloni.

SHIGJETARI

Ju vetëm duhet t'ia pranoni vetes se është krejt në rregull mos të ndiheni të fortë dhe të mposhtur për 24/7. Ju lejohen momente dobësie dhe nuk duhet ta ndëshkoni veten për faktin se ndiheni të pikëlluar.

BRICJAPI

Duhet ta hidhni veten në ambiciet tuaja. Merruni me hobi të ri, zgjidhni disa gjëra të reja - gjithçka që do t'ju largojë mendjen nga ish-i juaj dhe merruni me diçka që jua ushqen shpirtin.

UJORI

Ju dëshironi që sa më shpejt ta largoni dhimbjen e plotë, pothuajse sikur kur heq një fashë nga dora. Sa më shpejt që e përjetoni dhimbjen, më shpejt do ta tejkaloni.

PESHQIT

Do të ndiheni më mirë sa më shumë që të flisni për këto gjëra me njerëzit. Peshqit janë të hatashëm për t'i ndarë emocionet. Ndani ndjenjat me miqtë e afërt.

 

 

(Kosova Sot)