Ja cilat shenja janë më të prira për veprimtari kriminale

  • 21 January 2017 - 12:20
Ja cilat shenja janë më të prira për veprimtari kriminale

Sipas statistikës së FBI-së, më së shumti kriminelë ka në mesin e Gaforreve, e pas tyre vijnë Demat

Dashi është i armatosur

Sipas statistikës së FBI-së, pjesëtarët e kësaj shenje të zjarrtë posedojnë më së shumti armë. Nëse merren me veprimtari kriminale, sipas të gjitha gjasave këtë e bëjnë në bazë të marrëveshjes, respektivisht paguhen nga të tjerët.

Image

Demi punon për para

Demat janë shenja e dytë për nga shpeshtësia e veprimtarisë kriminale. Zakonisht janë të përfshirë në punët që sjellin fitime të majme, qoftë me anë të shpëlarjes së parave, apo vjedhjen e objekteve luksoze. Më së shpeshti punojnë vetëm, me qëllim që të mos zihen lehtë.

Image

Binjakët janë mashtrues

Pjesëtarët e kësaj shenje janë djallëzorë në çdo aspekt, por sipas statistikës së FBI-së janë në fund të numrit të atyre që burgosen. Nëse edhe merren me veprimtari kriminale, atëherë më së shpeshti bëhet fjalë për “kombinime” dhe mashtrime të ndryshme. Arma e tyre e preferuar janë premtimet e rreme.

Image

Gaforrja – krimineli numër 1

Sipas statistikave të FBI-së, shumica e kriminelëve kanë lindur në këtë shenjë. Janë të prirë për dhunë kur janë “jashtë vetes”, e më së shpeshti bëjnë vrasje për shkak të pasionit (dashurisë) apo merren edhe me rrëmbime. E kanë vështirë t’i kontrollojnë impulset e veta agresive.

Image

Luani – kryesisht i qetë

Nga shenjat e zjarrit, pjesëtarët e shenjës Luani janë më së paku të prirë për veprimtari kriminale. Nëse edhe përfshihen në veprimtari të tilla, këtë e bëjnë me mjeshtëri të madhe. Për këtë shkak, kriminelët e kësaj shenje janë tepër të rrezikshëm dhe pa ndjenja. Nuk merren me krime të vogla.

Image

Virgjëreshat më së shpeshti “ngulen”

Pas Dashit, pjesëtarët e kësaj shenje janë të dytët sa i përket bartjes së armëve. Sikur edhe pjesëtarët e shenjave të tjera tokësore, pjesëtarët e kësaj shenje janë të prirë për mashtrime financiare. Zakonisht kapen në vepër, dhe janë të prirë që menjëherë të tregojnë krejt çka dinë.

Image

Peshorja – mjeshtër i korrupsionit

Krahasuar me shenjat e tjera ajrore, Peshoret në radhët e tyre kanë më së shumti kriminelë. Janë të kyçur në punët e nepotizmit, korrupsionit dhe mashtrimeve të tjera, ku specialitet i tyre është krimi ekonomik.

Image

Akrepi – vrasës me pagesë

Pjesëtarët e kësaj shenje gjenden të nëntit në listën e FBI-së së kriminelëve më të shpeshtë. Por, nëse shikojmë mesataren e vrasësve serikë dhe psikopatëve, ata më së shpeshti i takojnë kësaj shenje. Janë edhe vrasës me pagesë.

Image

Shigjetari, më i shpeshti në burg

Shigjetarët janë në vendin e tretë në listën e të të burgosurve, por më së shpeshti dënohen me burg. Merren me mashtrime të ndryshme, por edhe me plaçkitje, por shumë rrallë i lëndojnë viktimat e tyre.

Image

Bricjapi, babai i krimit të organizuar

Pjesëtarët e kësaj shenje janë tejet të gjindshëm dhe kriminelë të gjithanshëm. Janë tepër ambiciozë dhe më së shumti kanë të ngjarë që të merren me krim të organizuar. I fshehin mirë gjurmët e veta.

Image

Ujorët janë hakerë

Ujori origjinal nuk është ndonjë kriminel i rryer. Sipas statistikave të FBI-së, pjesëtarët e kësaj shenje gjenden në vendin e 11-të të atyre që burgosen. Për të bërë krime shpesh i shtynë dëshira për t’u hakmarrë.

Image

Peshqit kontrabandojnë drogë

Pjesëtarët e kësaj shenje lidhen më së shpeshti me trafikim të drogës. Mund t’i kontrabandojnë edhe kafshët më të vogla, njerëzit, por edhe cigaret. Në listën e kriminelëve gjenden në vendin e tetë, e pasi që të përfundojnë në burg, lidhen edhe më shumë me miljen kriminale. 

 

Image

 

 

(Kosova Sot)