Sa e duan dimrin shenjat e ndryshme të horoskopit?

  • 12 January 2017 - 14:02
Sa e duan dimrin shenjat e ndryshme të horoskopit?

Dashi gjuhet me dëborë, Gaforrja fshihet diku, derisa Peshqit flenë në shtëpi

Dashi

Dashi kënaqet me jetën, pa marrë parasysh temperaturat dhe motin. Nuk mund ta ndalin as temperaturat minus, e as bora deri në gjunjë. Ai kënaqet duke luajtur në borë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

Image

 

Demi

Demi preferon natyrën, prandaj gjatë dimrit praktikon shëtitje të ngadalshme nëpër borë. Ata nuk rrëshqasin me saj, si dhe nuk gjuhen me topa bore. Preferojnë që, pas shëtitjes, të pinë çaj të nxehtë.  

 

Image

 

Binjakët

Binjakët janë shenjë që përshtatet. Atyre iu pëlqejnë si ditët me diell, po ashtu edhe ato me borë. Shëtitjet romantike dhe gjuajtja me topa bore, e pse jo edhe rrëshqitja me saja, janë të gjitha në repertorin e kësaj shenje.

 

Image

 

 

Gaforrja

Gaforrja është një shenjë emocionale, e cila preferon që të rrijë në rrethin familjar gjatë festave dimërore. Ajo nuk preferon lojërat në dëborë. Më shumë preferon që ta shikojë TV-në.

 

Image

 

Luani

Si shenjë e zjarrtë që është, Luani dëshiron që vazhdimisht të jetë në lëvizje dhe në mesin e njerëzve. Kënaqësitë dimërore janë si të bëra për të, meqë Luani del të luajë me dëborë sapo të bien flluskat e para.

 

Image

 

Virgjëresha

Për Virgjëreshat pedante bora nuk paraqet as eksitim, e as gëzim. Te bora ajo sheh vetëm obligimin për ta pastruar. Për Virgjëreshën, dimri është stina më së paku e pëlqyer.

 

Image

 

Peshorja

Peshorja e organizuar gjithmonë e pret e gatshme dimrin. Palltoja e nxehtë, dorëzat, si dhe çizmet janë të gatshme, duke e pritur rënien e parë të dëborës. Shëtitja në ajër të freskët preferohet shumë nga ajo.

 

Image

 

Akrepi

Akrepi kënaqet me aktivitete gjatë dimrit. Kureshtja e tij del në sipërfaqe kur del në rrugët e papastruara nga dëbora, kur e thërret edhe shoqërinë e tij që të gjuhen me topa dëbore.

 

Image

 

Shigjetari

Dimri e ngjallë fëmijën te shigjetari. Sapo të bie bora e parë, ai tanimë është jashtë me pajisjet e tij për rrëshqitje. Dimri është stina e preferuar e pjesëtarëve të kësaj shenje.

Image

Bricjapi

Edhe pse Bricjapi është një shenjë e vërtetë dimri, kënaqësitë në dëborë nuk janë të preferuara nga ai. Më me dëshirë ai e kalon ditën në të ngrohtë, duke shikuar TV-në dhe duke u shërbyer me ushqime të shijshme.

 

Image

 

Ujori

Ujori është njëra ndër ato shenja që adhurojnë dëborën dhe aktivitetet dimërore. Ai kënaqet në ajër të pastër e të freskët, në natyrën e paprekur dhe në gjuajtjen me topa dëbore.

Image

 

Peshqit

Peshqve iu pëlqen bora, por jo për shkak të aktiviteteve jashtë, por për shkak se munden që gjatë tërë ditës të flenë. Ata shijojnë peizazhet dimërore, por vetëm duke i shikuar nga ambienti i ngrohtë i dhomës.

 

Image

 

(Kosova Sot)