Çka ju pret në të ardhmen, duke u bazuar te horoskopi

  • 10 April 2017 - 09:15
Çka ju pret në të ardhmen, duke u bazuar te horoskopi

Luanët do të jenë të pasur, kurse Virgjëreshat do të kenë dështime

Dashi

Image

Kujdes kokën! Dhëmbët janë pika juaj e dobët, por vëmendje duhet t’iu kushtoni edhe veshkave. Ruajuni nga lëndimet. Do ta keni një jetë të bujshme, meqë për nga natyra jeni aventurist dhe nuk e lodhni fort kokën. Në martesë do të jeni besnikë, por do të jeni të prirë për disa veprime të jashtëligjshme.

Demi

Image

Harroni pijet e ftohta dhe akulloret, meqë keni fyt të ndjeshëm. Do të keni probleme me hemorroide dhe me ulcera. Do të jeni xhelozë, por shumë besnik në dashuri. Mos u grindni me shefat, meqë ju do t’i vuani pasojat më pas. Duhet të jeni të matur.

Binjakët

Image

Pikat tuaja të dobëta janë: mushkëritë, nervat, supet dhe duart. Ruajuni nga lëndimet, meqë do të jeni të prirë për to. Jeni në gjendje që të sakrifikoheni për hir të dashurisë ndaj partnerit, por edhe të bëni kthesa të mëdha në dashuri. Natyra juaj e dyfishtë shpesh ju pengon në këtë drejtim.

Gaforrja

Image

Kujdesuni për lukthin dhe hani ushqime të shëndetshme. Do të vuani nga reuma, por fillojeni trajtimin me kohë. Jeni si të bërë për martesë. Do ta doni familjen dhe familja do t’ju dojë juve. Pjesëtaret e kësaj shenje do të jenë nëna të mrekullueshme. Do ta keni një përparim të madh në karrierë.

Luani

Image

Ruajeni zemrën. Kini kujdes edhe nga reuma, meqë keni nyja të dobëta. Luanët gjithmonë japin më shumë sesa që marrin. Si prindër do të jeni të mrekullueshëm. Me kalimin e kohës do të vijë duke ju përmirësuar statusi financiar, por kjo nuk do t’ua rritë mendjen.

Virgjëresha

Image

Jeni të prirë që t’i bëni të tjerët të grinden. Dini të jeni tepër të pakëndshëm. Në martesë jeni të përshtatshëm, por të vështirë. Shtëpia juaj do të jetë gjithmonë e rregulluar. Dështimet nuk duhet që t’ju dëshpërojnë, por duhet të mësoni në gabimet tuaja.

Peshorja

Image

Ruajuni nga sëmundjet e veshkave. Do të keni problem edhe me fshikë të urinës. Për ju, grindja është gjëja më e neveritshme, prandaj do ta evitoni atë me çdo kusht. Në të ardhmen do ta merrni një vendim i cili do t’ju kënaqë gjatë tërë jetës. Do të mundoheni që ta rrisni vetëbesimin, por nuk do të keni shumë sukses. Ruajuni nga Bricjapët.

Akrepi

Image

Për fat të keq, do të vuani nga problemet në tretje. Në jetë do të keni probleme edhe me temperaturë të lartë, por do të mbijetoni me sukses. Do të keni mundësi të mëdha të përparimit në karrierë, por ju nuk do të dini t’i shfrytëzoni ato. Nëse keni fëmijë, ata do t’ju sjellin gëzim të madh. Evitoni mëlmesat djegës dhe pijet alkoolike.

Shigjetari

Image

Do të keni natyrë tepër të dashur. Do të përjetoni momente të dashurisë dhe pasionit ekstrem, por edhe të mërzisë ekstreme. Nga të gjitha këto situata do të dilni fitimtar. Do t’i keni disa vështirësi në mbajtjen e lidhjes, meqë ju pëlqen që të eksperimentoni në dashuri, por ato do t’i kaloni me sukses. Do të jeni të kënaqur me punën që do ta bëni.

Bricjapi

Image

Artriti reumatoid do t’ju përcjellë gjatë tërë kohës. Ruani nyjat e gjunjëve. Do t’i evitoni grindjet dhe mosmarrëveshjet e tjera familjare. Do të martoheni vonë, por do të jeni besnikë në martesë. Ndaj kolegëve në punë duhet të silleni me mjaft profesionalizëm dhe diplomaci.

Ujori

Image

Ju presin vështirësi në qarkullim të gjakut. Në dashuri do të jeni të prirë për luhatje të mëdha. Do të bëni lëshime dhe nuk do të pendoheni për këtë gjë. Në të ardhmen do të shoqëroheni më shumë me të afërmit, me të cilët disi i keni humbur lidhjet.

Peshqit

Image

Gjithmonë do ta keni ftohtë dhe do ta doni një batanije për t’u mbuluar. Do të keni probleme me sëmundje të lëkurës. Do të vuani për shkak të kompleksit të inferioritetit. Në martesë do të sakrifikoheni. Në punë do ta manifestoni një pavarësi gjithnjë e më të madhe, gjë që do t’ju befasojë edhe juve. 

(Kosova Sot)