Horoskopi tregon çfarë djali meriton

  • 18 October 2016 - 18:41
Horoskopi tregon çfarë djali meriton

 Pa marrë parasysh çfarë të dashuri je duke kërkuar, horoskopi të ndihmon që ta bësh përzgjedhjen e duhur,transmeton gazeta Kosova Sot.

Dashi – Do të dashurohesh në një intelektual

Ti je një person i pavarur dhe logjik, të pëlqen që të jesh e tillë dhe të mendosh, prandaj ke nevojë për një djalë me të cilin do të mund të bëni biseda intelektuale.

Demi – Do të dashurohesh në një djalë me vullnet të fortë

Të pëlqen që t’ia bësh qejfin vetes dhe, kur je në lidhje, je shumë e përkushtuar ndaj partnerit. Por, më së shumti rëndësi ka që të jeni i pavarur dhe ta keni mendimin tuaj.

Binjakët – Do të dashurohesh në një djalë të sinqertëPreferoni që t’i përdorni gjësendet e reja dhe jeni person shumë i shoqërueshëm.

Vazhdimisht je në kërkim të një djali i cili atë që e ka në mendje edhe e thotë.

Natyrisht, nëse përpos kësaj ai është edhe argëtues, atëherë nuk do të “hahet” nga e mira.

Gaforrja – Do të dashurohesh në një mashkull të bukur

Kur je në lidhje, gjithmonë e dëshiron më të mirën për partnerin tuaj, por kjo nuk d.m.th. se ai mund t’ju shfrytëzojë. Je në kërkim të një djali sikur që je edhe vet, të sinqertë, të hapur, etj.

Luani – Do të dashurohesh në një mashkull që di të bëjë flirt

Për ty, çdo gjë sillet rreth besnikërisë dhe motivimit. Nëse djali nuk i ka këto kualitete, atëherë lidhja do të shkatërrohet. Për këtë shkak keni nevojë për një tip i cili është zemërgjerë dhe di të flirtojë.

Virgjëresha – Do të dashurohesh në një djalë të durueshëm

Je shumë misterioze dhe nuk hapesh lehtë ndaj të tjerëve. Kjo veti e jote t’i vështirëson lidhjet e reja, prandaj edhe ke nevojë për një mashkull i cili do të ketë mjaft durim, por edhe mbështetje, për sjelljet tuaja.

Peshorja – Do të dashurohesh në një djalë besnik

Je e njohur si vajzë kokëfortë dhe të pëlqen që ta analizosh çdo situatë. Djali i cili është besnik dhe është në gjendje të përshtatet me pikëpamjet tua dhe është ideal për ty.

Akrepi – Do të dashurohesh në një djalë pasionues

Je një person shumë intensiv dhe seksual dhe, për këtë, shpesh ke probleme, meqë je, në fillim për veprim, e tek pas veprimit, për mendime rreth pasojave.

Shigjetari – Do të dashurohesh në një djalë sensual

Të pëlqen aventura dhe je goxha e hapët? Edhe pse je e gatshme çdo herë për risi, nuk do të kesh asgjë kundër që kohën ta kalosh edhe në shtëpi, me mashkullin e ëndrrave tua, ku ai duhet të jetë sensual dhe argëtues, për të ta larguar tensionin.

Bricjapi – Do të dashurohesh në djalin që punon vazhdimisht, por edhe argëtohet

Je një person shumë i mençur dhe serioz, prandaj dëshiron një të dashur i cili nuk do të jetë gjithnjë i tillë. Edhe pse e vlerëson partnerin, i cili është sikur ti dhe gjithmonë i gatshëm për punë të mundimshme, ai duhet të jetë edhe argëtues, në mënyrë që të të ndihmojë që të përqendrohesh te të gjitha gjërat argëtuese në lidhje.

Ujori – Do të dashurohesh në një djalë me sharm

Je shumë kreative dhe, për këtë shkak, seksi me ty është një përvojë goxha intensive. Të pëlqen që inteligjencën ta përdorësh edhe jashtë dhomës së gjumit, për këtë shkak je vajzë ideale për të gjithë djemtë që preferojnë aventurë. Je në kërkim të një djali me sharm dhe prirje për pasion.

Peshqit – Do të dashurohesh në një djalë romantik

Je një person tepër emocional dhe di si ta përdorësh këtë për të mirën tënde. Shumë rrallë iu lejon të tjerëve që të të bëjnë vërejtje, por shumë mirë di si të jesh e sinqertë kur këtë e kërkon puna.

Dëshiron lidhje me dikë që është i ndjeshëm, mu sikurse ti.

(Kosova Sot)