TË VËRTETAT E ERRËTA TË SECILËS SHENJË TË HOROSKOPIT

  • 31 October 2017 - 12:21
TË VËRTETAT E ERRËTA TË SECILËS SHENJË TË HOROSKOPIT

DASHI

Image

 

Manipulues agresiv që qan e çirret kur jo të gjitha bëhen sipas tij. Është i padurueshëm, e shpejt dorëzohet nga gjërat e ndryshme. Janë të zëshëm, bëjnë zhurmë, e nuk thonë gjë. Meshkujt janë të dhënë pas seksit. Femrat kërkojnë një mashkull alfa për partner. 

DEM

Image

Janë parazitë dhe dembelë që dinë vetëm të hanë dhe të pinë, e jeta u sillet përreth kafjallit, drekës e darkës dhe krejt zamrave tjera. Është e pamundshme t'i nxjerrësh jashtë shtëpisë, e hobi i tyre i vetëm është shikimi i televizorit dhe zbrazja e frigoriferit.

BINJAKËT

Image

Nuk ndalen së foluri kurrë, madje edhe nëse jeta u varet nga kjo, ata nuk ndalojnë. Janë të mërzitshëm dhe merren me tregime që nuk kanë as fillim as fund, e veten e shohin si argëtues. Gjenden mirë në politikë, pasi nuk kanë turp. Si miq janë ankth, sepse nuk mund të mbështeteni te ta.

GAFORRJA

Image

Janë personat më të ndjeshëm në horoskop, qajnë për gjithçka, e nëse ua lëshoni një shikim të mërrolur, duhet t'ju flisni me ditë të tëra për t'i bindur se nuk kishin gjë të keqe me ta. Gaforren e njihni për nga sytë e përlotur dhe recetat e letrës që i mban gjithmonë në dorë, sepse kurrë nuk dihet kur do të përjetojnë thyerje emocionale. 

LUANI

Image

Luani nëse nuk është në qendër të vëmendjes përjeton sulm nervor. Është i pushtuar me veten dhe madhësinë e tij dhe shpesh nuk i dëgjon të tjerët dhe nuk e vëren se çfarë po ndodh. Pëlqejnë të theksohen sa zemërgjerë janë, por e vërteta është se krejt çfarë bëjnë, e bëjnë për emër të madh. 

VIRGJËRESHA

Image

Në një konkurrencë të ngushtë dhe të ashpër, Virgjëresha ia ka dalë të marrë titullin e personit më të mërzitshëm. Zakonisht ankohet diçka, kritikon të tjerët dhe kërkon qime në vezë, prandaj edhe nuk është çudi pse përreth vetes nuk ka dikë që e duron. Shpesh thonë se ankohen pasi janë të përsosura, por kjo është marrëzia më e thjeshtë. 

PESHORJA

Image

E mërzitshme. Peshorja shumicën e kohës e kalon para pasqyrës, duke u lavdëruar dhe duke ia pasur lakmi bukurisë së vet, derisa gjithë kohën buzëqesh. Marrë parasysh faktin se është shumë dembele, me kalimin e kohës gjithçka i bëhet më e vështirë.  

AKREPI

Image

Manipulues i keq që botën e shikon nga ana negative dhe të gjithë përreth vetes ua prish disponimin. Është shumë inteligjent, por mençurinë e vet e përdor për të shkatërruar dikë apo për t'ju hakmarrë dhe për t'i shkaktuar dhimbje. Janë shumë xhelozë dhe rregullisht vështrojnë partnerin, e nëse ai/ajo vetëm një fjalë e ndërron me dikë, vaj halli për të.

SHIGJETARI

Image

Është një manipulues me ndjenjat e të tjerëve, jeton sot për nesër, kryesisht në shpinë të tjerëve. Është dembel, nuk pëlqen jetën e rehatshme, prandaj shpesh u ngjitet atyre personave që kanë të holla. Flasin shumë dhe të lodhin e shpesh kanë edhe një sens të çuditshëm për humor që askush pos tyre nuk e kupton. 

BRICJAPI

Image

Janë shumë koprracë, më parë dikujt ia falin veshkat sesa t'ia huazojë një euro, kështu që mos u mbështetni te ta nëse ju nevojitet ndonjë hua. Qëllimi i tyre kryesor në jetë është të me pak të holla të gjejnë gjëra sa më të mira. Shpesh ushqehen te miqtë apo farefisi. Se të tjerët ankohen kjo aspak atyre nuk u bën përshtypje, por në bankë ka shumë të holla që i ka kursyer. 

UJORI

Image

Janë humanistë të rrejshëm dhe altruistë që ëndërrojnë të jenë lider i një sekti. Në këtë mënyrë do të mund të bëjnë çfarë të duan, pëlqejnë të fitojnë të holla në shpinë të të tjerëve, e duke qenë lider i një sekti do të mund t'ia mundësonte të bënte dashuri me më të mirët nga gjinia e kundërt. Shpeshherë ëndërron të jetë piktor, janë krenar por në fakt janë vetjak e ju ndihmojnë vetëm nëse kanë diçka prej teje. 

PESHQIT

Image

Jeton në një bindje të rrejshme se është romantik dhe poet. E vërteta është jo punë- tor, i cili më lehtë e ka të shkruajë diçka me një gotë në dorë sesa të dalë e të fitojë diçka me nder. Dita pa alkool për të është ditë e humbur e shpesh nën ndikimin e pijes bën e thotë gjëra të pahijshme. Shpesh dashurohet në dikë, fotografinë e të cilit e ka parë vetëm në rrjetet shoqërore. 

(Kosova Sot)