Superhëna e datës 1 janar, ja ç’do të sjellë kjo dukuri astrologjike në jetën tuaj

  • 30 December 2017 - 18:23
Superhëna e datës 1 janar, ja ç’do të sjellë kjo dukuri astrologjike në jetën tuaj

Superhëna e datës një janar në Bricjap shënon një fazë të re dhe më poshtë Living do t’ju tregojë sesi do të ndikojë ky fenomen përgjatë muajit janar tek të gjitha shenjat e tjera të zodiakut. Hëna do të jetë jo vetëm e plotë, por do të konsiderohet gjithashtu si “supërhënë” për shkak të pozicionit në qiell. Kjo vendosje krahë Venusit paralajmëron njohje të reja, lidhje të qëndrueshme për një pjesë të madhe të shenjave, ndaj kush do e nisë i vetëm këtë vit, e sigurtë që do e mbyllë çift.

Superhëna është në shenjën ebricjapit e kjo shenjë veçanërisht do të elektrizohet nga e gjitha energjia e kësaj dukurie astrologjike. Është një shans për t’u shfrytëzuar nga të gjithë ndaj kjo është periudha e ndryshimeve. Do të ndiheni të palënkundur dhe do të jeni të vendosur të arrini qëllimet që i keni vendosur vetes. Superhëna do t’ju japë energjinë e duhur që ju nevojitet për të bërë ndryshime të mëdha në jetën tuaj.

(Kosova Sot)