A është ky sistemi mbushës pa kabllo i "iPhone 8"? - Auto&Tech - Kosova Sot
A ėshtė ky sistemi mbushės pa kabllo i "iPhone 8"?

A ėshtė ky sistemi mbushės pa kabllo i "iPhone 8"?

"iPhone" i dhjetë i përvjetorit mund të jetë i pari tërësisht 'wireless' J anë paraqitur thashetheme se "iPhone" i ardhshëm do ta ketë një teknologji mbushëse pa kabllo, duke e bërë atë "iPhone"-n tërësisht 'wireless'. Steve Rizzone, shef ekzekutiv i kompanisë me seli në Kaliforni, "Energous", gjatë një interviste ka nxitur thashethemet, kur tha se kanë nënshkruar "një partneritet kyç strategjik" me "njërën prej kompanive më të mëdha të konsumit elektronik në botë". Kjo teknologji mund të funksionojë deri në distanca deri në 4.5 metra dhe pritet që të lansohet në gjysmën e dytë të vitit 2017, trasmeton gazeta Kosova Sot

SI DO TË FUNKSIONONTE KJO?

Kompania "start-up" nga Kalifornia, "Energous" mendohet se do të punojë në transmiterët wireless të distancës mesatare, të cilët mund të punojnë deri në 4.5 metra. Platforma 'WattUp', e cila përdor antena të vogla për ta transferuar energjinë në distanca tepër të largëta. Ajo funksionon në distanca më të gjata sesa sistemet ekzistuese mbushëse pa kabllo. Procesi i mbushjes kontrollohet nga softueri, gjë që dmth se përdoruesi i fundit mund të vendosë rendin, në të cilin pajisjet marrin energji dhe të krijojë orare për mbushjen e tyre. Në një kërkim të bërë nga analisti i tregut Louis Basenese, janë bërë disa lidhje midis kompanive "Apple" dhe "Energous". "Energous" është kompania që qëndron prapa platformës "WattUp", e cila përdor antena të vogla për transferimin e energjisë në distanca të largëta.

A NEVOJITEN RIFRESKIME?

Disa ueb sajte teknologjike janë duke i këshilluar përdoruesit që të mos nguten me rifreskimin (upgrade) e "iPhone"-it të tyre deri te versioni i vitit të ardhshëm, i cili do ta shënojë pajisjen e përvjetorit të dhjetë revolucionare të "Apple"-s. Analistët thonë se "iPhone 8" mund ta ketë një ekran të lakuar, i cili shtrihet nga njëri deri te skaji tjetër i pajisjes dhe butonin "home" të integruar në ekran. Një patentë e dorëzuar nga firma, detajet e të cilës u bënë publike në shtator të vitit 2016, i referohen një 'stacioni induktiv mbushës', të ngjashëm me mbushësin plastik 'wireless' të përdorur nga "Apple Watch". Shpikësi i njohur Nikola Tesla i pari kishte parashikuar transferimin elektrik pa kabllo të energjisë elektrike, më shumë se 100 vjet më parë. Por, kjo teknologji ende pritet që të futet në përdorim. Thashethemet e mëparshme përmendnin kompaninë tajvaneze "Foxconn Technology Group".

THASHETHEMET RRETH 'IPHONE 8'

Ka disa thashetheme rreth 'iPhone 8', të cilat sugjerojnë që pajisja e re mund të ketë: • Një kamerë dual-lens 3D • Aftësinë për të gjeneruar pamje në kohë reale të ambientit rrethues. • Kutia me qelq të lakuar • Ekrani plastik OLED • Mbushësi "wireless" • Një element palues • Modelet e reja 5 inç (12.7 centimetra) dhe 5.8 inç (14.7 centimetra) • Një model i ri, "puro i bardhë". 

(Kosova Sot)

13 orë e 46 minuta më parë