Laptopi i ëndrrave: "Razer Valerie" vjen me tri ekrane - Auto&Tech - Kosova Sot
Laptopi i ėndrrave: "Razer Valerie" vjen me tri ekrane

Laptopi i ėndrrave: "Razer Valerie" vjen me tri ekrane

Razer, i cili është i mirënjohur për pajisjet e lojës, të enjten në CES, në Las Vegas, ka prezantuar njërin prej laptopëve më impresivë në panair. Bëhet fjalë për konceptin, i cili me siguri mund ta ndryshojë mënyrën e lojës të lojërave kompjuterike, por edhe të punës në një të ardhme të afërt. Projekti Valerie është laptopi i parë portabël me tre monitorë të inkorporuar në një pajisje të vetme. Ai vjen me tre ekrane prej 17.3-inçësh 4K, respektivisht me gjithsej 11520 x 2160 pikselë të sipërfaqes punuese. Ekranet mund t'i nxirrni nga pjesa qendrore, e për punën e tyre meritën e ka teknologjia Nvidia Surround View, e cila fotografinë e aplikacionit të njëjtë, e tërheqë në shumë monitorë. Razer ende nuk ka bërë me dije se kur do të dalë në treg "Valeri" dhe me çfarë çmimi,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot) 

4 orë e 36 minuta më parë