"Latitude 7285" - hibridi i parë i Dell-it me një bazë mbushëse pa kabllo - Auto&Tech - Kosova Sot
"Latitude 7285" - hibridi i parė i Dell-it me njė bazė mbushėse pa kabllo

"Latitude 7285" - hibridi i parė i Dell-it me njė bazė mbushėse pa kabllo

Laptop/tableti më i ri Premium i prodhuesit 'Dell' e ka emrin "Latitude 7285". Meqë ai është nga linja "Latitude", ai u dedikohet biznesmenëve, por ka mjaft tipare të mira, të cilat do të jenë interesante për këdo që kërkon një hibrid luksoz. Ngjashëm me hibridët e njohur, sikur ata të linjës "Surface", edhe ky fillon si tablet i vetëm. Por, derisa "Surface", dhe disa hibridë të tjerë të markës "Dell", kanë mbulues të keyboard-it, ky model lidhet me një keyboard më tradicional. Kjo d.m.th. se, kur të jenë bashkë të dyja pjesët, ato duken dhe ndihen sikur një laptop i rregullt. Për dallim nga disa laptopë të tjerë, që ndahen, këtu nuk ekziston një bateri e dytë në bazën e keyboardit, por ai ende luan një rol të rëndë- sishëm në mbushjen e baterisë. Ende nuk dihet çmimi i kësaj pajisjeje, por ekspertët e Dell-it thonë se ajo do të fillojë të shitet nga fundi i muajit maj,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)

1 orë e 58 minuta më parë