Kjo është vetura më e shpejtë në botë me katër ndenjëse (Video) - Auto&Tech - Kosova Sot
Kjo ėshtė vetura mė e shpejtė nė botė me katėr ndenjėse (Video)

Kjo ėshtė vetura mė e shpejtė nė botė me katėr ndenjėse (Video)

Bentley Continental Supersports, që është lansuar zyrtarisht gjatë javës së kaluar, është vetura më e shpejtë e kësaj kompanie - dhe vetura më e shpejtë në botë me katër ndenjëse.

Bentley ka lansuar një video të Continental Supersport për të shfaqur fuqinë e supermodelit.

Bentley Continental Supersports ka 700 kuajfuqi, e që shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.2 sekonda.

Continental Supersports ka motorin e kësaj kompanie W12, i cili bën që vetura shpejtësinë maksimale ta ketë 340 kilometra në orë.

(Kosova Sot)

13 orë e 28 minuta më parë