Ju është harxhuar bateria e telefonit shpejt këtyre ditëve? Kjo mund të ketë qenë arsyeja - Auto&Tech - Kosova Sot
Ju është harxhuar bateria e telefonit shpejt këtyre ditëve? Kjo mund të ketë qenë arsyeja

Ju është harxhuar bateria e telefonit shpejt këtyre ditëve? Kjo mund të ketë qenë arsyeja

Shumë përdorues të telefonave me Android (por edhe të iPhone) janë ankuar për probleme me baterinë në telefonat e tyre ditëve të fundit - duke treguar se bateria u zbrazej shumë shpejt, edhe nëse ata nuk e përdornin telefonin shumë.

Facebook ka njoftuar se ka korrigjuar një të metë në aplikacionin e saj Messenger për Android, i cili duket se ka shkaktuar harxhim të shpejtë të baterisë në telefonat me Android. Nuk dihet nëse problemi ka prekur edhe aplikacionin për iPhone.

Nëse keni pasur probleme me baterinë ditëve të fundit, thjesht restartoni aplikacionin e Messenger'it. 

Problemi ishte i lidhur me një defekt në serverët e Facebook'ut, ka thënë Marcus, prandaj përditësimi i aplikacionit nuk është i nevojshëm.

(Kosova Sot)

6 orë e 14 minuta më parë
22/05/18