Ky ndryshim në Instagram sigurisht se nuk do t’ju pëlqejë - Auto&Tech - Kosova Sot
Ky ndryshim nė Instagram sigurisht se nuk do t’ju pėlqejė

Ky ndryshim nė Instagram sigurisht se nuk do t’ju pėlqejė

Rrjeti social Instagram ka bërë edhe një ndryshim në veçorinë e suksesshme “Instagram Stories”.

Storiet në Instagram shumë shpejt do të përmbajnë edhe reklama.

Instagrami në këtë mënyrë tenton të bëhet lojtar edhe më i rëndësishëm në të hyrat e kompanisë amë Facebook.

Storiet në Instagram, përmes së cilës përdoruesit postojnë fotografi dhe video që zhduken pas 24 orësh, tani do të përmbajnë edhe reklama në mes në kohën kur përdoruesi është duke kaluar nga postimet e njërit mik te tjetri.

“Instagram Stories” është lansuar në gusht dhe, sipas kompanisë, tani ka 150 milionë përdorues aktivë në ditë.

(Kosova Sot)

9 orë e 35 minuta më parë