Zbulohet koncepti i modelit elektrik të së ardhmes, Renault ZOE! (Foto/Video) - Auto&Tech - Kosova Sot
Zbulohet koncepti i modelit elektrik tė sė ardhmes, Renault ZOE! (Foto/Video)

Zbulohet koncepti i modelit elektrik tė sė ardhmes, Renault ZOE! (Foto/Video)

Geneva Motor Show 2017 ka sjell risi të shumta, inovacione dhe koncepte të veturave të reja. Një koncept i Renault Zoe E-Sport është shfaqur poashtu në ngjarjen e këtij viti.

Koncepti tregon një makinë elektrike të bazuar në tiparet të një makine të së ardhmes, e zhvilluar nga një numër i ndryshëm i kompanive.

Vetura e quajtur Renault Zoe E-Sport Concept është mishërim i cilësive mbresëlënëse që duhet t’i ketë një makinë elektrike. Përveç pamjes tërheqëse, vetura do të njihet edhe për praktikalitetin e saj.

Kompania zotohet se vetura do të jetë automjet efektiv dhe praktik për jetën ditore ne qytet. Zoe E-Sport ka trup të ndërtuar nga fibrat e karbonit, që e bën atë shumë të përshtatshme për vozitje të shpejtë.

Pesha e veturës do të jetë 1399 kg, dhe prej saj 453 kg është pesha vetëm e baterisë.

Vetura e re nga Renault pritet të sjell një formulë të makinës elektrike që nuk është aplikuar nga kompania më parë. Modeli i ri i Zoe do të jetë version më i madh dhe më i shpejtë i versionit bazik të veturës.

(Kosova Sot)

 

12 orë e 36 minuta më parë