Hamann Jaguar F-Pace (Foto / Video) - Auto&Tech - Kosova Sot
Hamann Jaguar F-Pace (Foto / Video)

Hamann Jaguar F-Pace (Foto / Video)

Performanca dhe dukja e këtij SUV ri definon agresivitetin tek veturat.

Ishte vetëm çështje kohe derisa kompani si Hamann të modifikojnë modelin Jaguar F-Pace. Hamann ka përgatitur pakot e modifikimit për modelet F-Pace S dhe atë F-Pace 30d, transmeton Express. Tek modeli me benzinë, fuqia e motorit është rritur nga 380 kf në 410 kf dhe torkë për 11%. Ndërsa, në modelin me naftë, motorit i janë shtuar 40 kf ku në total tani ka 340 kf dhe torkë është rritur nga 700 Nm në 780 Nm.

Bashkë me motorin është ndryshuar edhe sistemi për shkarkimin e gazrave i cili vjen me katër gypa në formë ovale.

Po ashtu edhe trupi është modifikuar me pjesët sportive dhe rrotat 23 inc Anniversary Evo II.


(Kosova Sot)

 

12 orë e 56 minuta më parë