Jep dorëheqjen Presidenti i Uber Jeff Jones - Auto&Tech - Kosova Sot
Jep dorėheqjen Presidenti i Uber Jeff Jones

Jep dorėheqjen Presidenti i Uber Jeff Jones

Presidenti i Uber, Jeff Jones tha detyrën e tij në më pak se gjashtë muaj nga emërimi. Kjo dorëheqje ishte plotësisht e papritur për gjithë stafin e Uber u shpreh burime brenda kompanisë.

Po këto burime thonë se Jones ishte i irrituar ndaj vendimit të kompanisë për të punësuar një COO të ri dhe fakti se ai nuk ishte në mesin e kandidatëve.

Sakaq sipas Recode, Jones u largua nga kompania pas problemeve që Uber pati me seksizmin dhe ngacmimet seksual të taksistëve. Ditën e Diel Uber doli me një qëndrim ku tha:

“Dëshirojmë të falenderojmë Jeff për shërbimin e tij prej gjashtë muajsh në kompani dhe i urojmë çdo të mirë.”

Megjithatë kompania duket e shokuar nga largimi i tij i papritur. Disa ekzekutivë të tjerë gjithashtu kanë shprehur zhgënjimin e tyre për mungesë transparence dhe profesionalizmi nga Jones.

Dorëheqja e tij hyn në fuqi menjëherë.

(Kosova Sot)

20 orë e 21 minuta më parë