"Windows 7" është mbreti i sistemeve të operimit në desktop - Auto&Tech - Kosova Sot
"Windows 7" ėshtė mbreti i sistemeve tė operimit nė desktop

"Windows 7" ėshtė mbreti i sistemeve tė operimit nė desktop

"Windows Vista" i përket së kaluarës tashmë. Shumica e përdoruesve do të heqin dorë nga sistemi operativ sapo muaji Prill të ketë mbërritur së bashku me përfundimin e suportit dhe përditësimeve në Vista.

Sipas Net Market Share, sistemi operativ 10 vjeçar ende zë 0.78% të tregut. Por kjo ska të bëjë me moshën sepse Windows XP të cilit ju ndërpre suporti në 2013-ën ka 8% të tregut shkruan "PCWorld.al".

Sakaq në krye qëndron pasardhësi i Vista, Windows 7. Mban shumicën e tregut që nga 2009 dhe aktualisht është në 48.41% duke lënë pas Windows 10-ën me 25.19%.

(Kosova Sot)

 

9 orë e 27 minuta më parë