Ja si duket Volkswagen Polo 2017 (FOTO) - Auto&Tech - Kosova Sot
Ja si duket Volkswagen Polo 2017 (FOTO)

Ja si duket Volkswagen Polo 2017 (FOTO)

Së fundmi në Afrikën e Jugut është parë VW Polo e re por ka qenë e kamufluar.

Cars.co.za ka sjell imazhet e modelit të ri të VW Polo i cili duket të jetë më i madh se modeli paraprak, transmeton Express. Kjo i mundëson të konkurroj me modelet e reja të Ford Fiesta, Kia Rio dhe Citroen C3.

Motorët në këtë model do të jenë të rinj si ai 1.5-litër TSI me 128 dhe 148 kf i cili zëvendëson atë 1.4-litër TSI. Versioni bazë do të vijë me motor 1.0-litër me benzinë me fuqi prej 64, 74, 94 dhe 113 kf, ndërsa motori dizel pritet të jetë version i përmirësuar 1.6-litër TDI. Modeli Polo GTI pritet të vijë me motor 2.0-litër me 200 kf.

Sa i përket ndërruesit të shpejtësive, ata do të jenë manual me 5 dhe 6 shpejtësi si dhe ai automatik me 7 shpejtësi.

Ky model pritet që zyrtarisht të prezantohet në Frankfurt Motor Show 2017 në muajin Shtator.

(Kosova Sot)

7 orë e 11 minuta më parë