Sony prezantoi Xperia L1 me ekran 5.5 inç dhe 2GB RAM - Auto&Tech - Kosova Sot
Sony prezantoi Xperia L1 me ekran 5.5 inē dhe 2GB RAM

Sony prezantoi Xperia L1 me ekran 5.5 inē dhe 2GB RAM

Sot Sony zbuloi një telefon të ri të quajtur Xperia L1. Është një produkt i rangut të mesëm, që do të thotë se nuk është armik i xhepit tuaj.

Ka ekran 5.5 inç HD dhe fuqizohet nga një procesor MediaTek MT6737T.

2GB RAM shoqërohen nga 16GB memorje e brendshme për aplikacionet, imazhet dhe të dhëna të tjera. Sa i përket memorjes ajo kurrë nuk do të jetë problem falë mbështetjes për kartat SD deri në 256GB.

Në pjesën e pasme do të gjeni një kamër 13 megapiksel ndërsa frontale 5 megapiksel. Xperia L1 ka një bateri 2,620 mAh dhe funksionon me Android Nougat.

Ai del në shitje në Europë, Lindjen e Mesme, Afrikë, Azi, Amerikën e Veriut dhe atë Latine në fund të muajit Prill.

Sony nuk ofroi informacion për koston e telefonit.

(Kosova Sot)

19 orë e 47 minuta më parë