"Microsoft" ndihmon përdoruesit e laptopëve me një opsion të kursimit të baterisë në "Windows 10" - Auto&Tech - Kosova Sot
"Microsoft" ndihmon pėrdoruesit e laptopėve me njė opsion tė kursimit tė baterisė nė "Windows 10"

"Microsoft" ndihmon pėrdoruesit e laptopėve me njė opsion tė kursimit tė baterisė nė "Windows 10"

Microsoft prezantoi një funksionalitet të ri në Windows 10 i dizajnuar për të reduktuar aplikacionet në sfond në mënyrë që të ulet konsumi i baterisë.

I quajtur “Power Throttling,” ky funksion do të reduktojë konsumin e baterisë deri më 11%, por me një kusht: u duhet të keni një laptop të “modern.”

Power Throttling vë në funksion teknologjinë Speed Shift të Intel i cili debutoi me procesorët e gjeneratës së gjashtë Skylake në fund të 2015-ës. Laptopët me procesorët AMD nuk do të përfitojnë ende nga kursimi i baterisë.

Megjithatë një zëdhënës i kompanisë dha shpresë kur tha se Microsoft po punon për të zgjeruar disponueshmërinë edhe për procesorë të tjerë.

Ai funksionon pothuajse në të njëjtën mënyrë si Game Mode. Analizon proceset në sfond për të identifikuar ato që përdorni intensivisht dhe ato që nuk janë në shfrytëzim.

21 orë e 58 minuta më parë